Basha përsërit apelin: Të mbyllen fasoneritë dhe call center, do të na kushtojnë jetë

Hënë, 30 Mars 2020 16:34

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Vizion Plus”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti thirrjen për qeverinë që të veprojë sa më parë dhe të mbyllë fasoneritë dhe call centers për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Koronavirusit. 

“Prej ditës së parë kemi kërkuar marrjen e masave sa më të shpejta dhe sa më të forta. Ndaj përshëndes çdo masë që shkon në forcimin e regjimit të distancimit social. Janë shumica prej tyre masa që i kemi kërkuar prej kohësh. Kjo pjesë e punëd duhet intensifikuar. Duhet të merren në kohë këto masa. Ajo që mungon është mbyllja e vatrave potenciale të infeksionit, si fasoneritë, call center, fabrikat. Gjej rastin të përsëris thirrjen time të përditshme sepse çdo vonesë në këtë drejtim do të na kushtojë jetë dhe shëndetin e njerëzve. Masat mbështetëse janë shumë mbrapa. Një pjesë e madhe e popullsisë nuk kanë mundësi të sigurojnë të përditshmen, ushqimin apo trajtimin minimal edhe për të moshuarit dhe për shtresat në nevojë", tha Basha.

Më tej, lideri i opozitës shtoi se, qeveria nuk po bën mjaftueshëm për të marrë masa për krizën ekonomike.

Sipas tij, vendi ynë ka shumë mundësi ekonomike për të ndihmuar shtresat në nevojë dhe të moshuarit.

“Qeveria është shumë vonë me marrjen e masave për të përballuar krizën ekonomike. Ne kemi më shumë se 2 javë që kemi propozuar paketën tonë. Disa propozime janë pranuar, por nuk po zbatohen. Akoma nuk e dimë nëse njerëzit që janë mbyllur në shtëpi do të kenë të garantur minimumin jetik. Shqipëria ka mundësinë të bëjë 3 herë më shumë se çfarë ka bërë deri tani”, deklaroi Lulzim Basha.

Deri tani, zyrtarisht, Shqipëria numëron 223 të infektuar me COVID-19 dhe 11 viktima. 

Modifikuar më Hënë, 30 Mars 2020 16:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...