'I mbylli llogaritë brenda natës: Kush është i përzgjedhuri i Xhaçkës, për të mbushur baulet?'

E mërkurë, 01 Prill 2020 12:59

Të tjera fakte janë bërë publike sot mbi Emir Shefitin, të përzgjedhurin e qeverisë Rama për blerjen e rezervave ushqimore nga Ministria e Mbrojtjes, një aferë kjo e konsideruar e rëndë dhe korruptive nga Partia Demokratike.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar të dhënat e reja të sjella nga një qytetar i cili shprehet Shefiti deri në vitin 2017 ka qënë një bashkëpunëtor biznesesh me famëkeqin Sasho Mijalkov, Drejtor i Agjensionit për Kundërzbulim në RMV dhe shkon edhe më tej, duke hedhur dyshime se ai edhe ka eliminuar njerëz.
Berisha shkruan:“Në mes të dhimbjeve të epidemisë, narkoqeveritarët vjedhin pa teklif! Ja kë zgjodhi Ndrikull Xhaçka për të mbushur baulet me fondin e kafshatës të më të mjerëve të Shqipërisë. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital nga Tetova!”
Përshëndetje Doktor
Emir Shefiti që u përmend sot për tenderin 1.5 milionë, brenda natës i mbylli llogaritë në rrjetet sociale. Po kush është Emir Shefiti, që u përmend në deklaratën e z.Enkelejd Alibeaj?
I lindur dhe rritur në Tetovë, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Emir Shefiti - pronar i një zinxhiri bastesh dhe kazinosh në Maqedoninë e Veriut por edhe më gjërë, ndryshe eshte i njohur në Tetovë si narkoshteti i cili kontrabandon kokainën. Deri në vitin 2017 ka qënë një bashkëpunëtor biznesesh me famëkeqin Sasho Mijalkov, Drejtor i Agjensionit për Kundërzbulim në RMV.
Gjate vitit 2017 ka qënë i dyshuar për likudim të një personi të tij të afërt, i cili ka pasur vdekje misterioze dhe askush asnjëherë nuk ka guxuar që të ngrejë akuzë për hetim apo procedurë gjyqësore. Vet emri në emailin e tij të tregon për çfarë njeriu bëhet fjalë (This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.)
Përveç këtij biznesi që ju keni arritur të zbuloni, ai kontrollon zinxhir "bastesh online" në Shqipëri, prej muajit shkurt 2019 (në periudhën kur ka hapur edhe kompanine Eurovia) me mbështetje të strukturave të Partisë Socialiste.
Emir Shefiti është në moshë relativisht të re 36-37 vjeç, por ka një pasuri marramendëse
Me respekt ANONIM nga Tetova.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...