‘’Dita më e rëndësishme e pluralizmit të Shqipërisë’’, Izmira Ulqinaku kujton 2 prillin e ’91: Nderim përjetë heronjve që dhanë jetën për demokracinë

E Enjte, 02 Prill 2020 11:48

Ish- deputetja e PD, Izmira Ulqinaku ka kujtuar sot 2 prillit 1991, kur në një demonstratë në qytetin e Shkodrës u vranë nga autoritetet 4 shqiptarë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu.
Ulqinaku shprehet se vrasja e tyre nuk ishte aksident por përzgjedhje e më të mirëve dhe e më të guximshmëve nga frika e Partisë- Shteti.
Ulqinaku shpreh nderime të përjetshme për martirët, heronjtë dhe dëshmorët që dhanë jetën për demokracinë shqiptare.
STATUSI I IZMIRA ULQINAKUT
Nderim përjetë Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Besnik Cekës, Nazmi Kryeziut.
Sot është dita më e rëndësishme për pluralizmin në Shqipëri!
Këtë ditë nderojmë 4 Dëshmorët e qindra të rinj të plagosur në masakrën e 2 Prillit 1991, të cilët na kujtojnë sakrificën dhe çmimin e lartë që kanë paguar shkodranët për Demokraci.
Shumë të rinj sot nuk mund ta besojnë e kuptojnë çfarë ndodhi atë ditë; edhe une do të isha si ata nqs nuk do ta kisha përjetuar këtë masakër në familjen time.
Vrasja e Arbenit Brocit, Bujar Bishanakut, Besnik Cekës dhe Nazmi Kryeziut nuk ishte aksident, por përzgjedhje e më të mirëve dhe e më të guximshmëve. Frika e Partisë-Shtet për humbjen e pushtetit solli terror e dhunë kriminale. Të rinjtë shkodranë ranë për Demokraci, luftuan deri në frymën e fundit për Shqipërinë e lirë pa sundimtar.
Natyra e diktatorëve është e njejtë në çdo kohë, shtypje e zërit opozitar me të gjitha mënyrat deri edhe në vrasje.
Regjimi komunist siç nisi me përgjakje në 1945, ashtu përfundoi me 2 Prill 1991.
Urdhëruesit e vrasjeve dhe plagosjeve të 2 Prillit janë akoma nën mbrojtjen e PP, të rinovuar tashmë në Rilindje, e derisa Kuvendi e Qeveria të drejtohen nga katilë, vendi nuk mund të ecë përpara.
Gjaku dhe idealet e të rinjve shkodranë nuk do të shuhen kurrë; ishin ata që vranë frikën, mposhtën diktaturën dhe mbollën lirinë. Ata do të jetojnë përjetë në zemrat tona, si pishtarë që ndriçuan rrugën drejt Demokracisë.
Nderim përjetë Martirëve, Heronjve, Deshmorëve që dhanë jetën për Shqipërinë Demokratike!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...