Piku i vërtetë dhe piku politik apo i arkës bosh, i epidemisë COVID-19

E Enjte, 02 Prill 2020 13:22

Nga Sali Berisha -
Në një super-skandal të pashembullt në botë, Edvin Kristaq Mashtrimi që tallet me shëndetin dhe jetën e një populli të tërë, deklaroi në mënyrën më të parpërgjegjshme me një zëdhënës të tij se epidemia e koronavirusit arriti pikun e saj në Shqipëri.
Ndërkohë që autoritetet e asnjë vendi në rajon as dhe në Europë, madje përveç Kinës, Singaporit, Koresë së Jugut as dhe në botë ende nuk kanë deklaruar dot pikun e epidemisë në vendet e tyre, siç bëri kryeepidemiologu xhahil i Shqipërisë.
Këtë nuk e kanë bërë dot as ato vende që kanë përdorur që në fillim karantinën, as të tjerat që nuk e kanë përdorur atë. Prapa kësaj deklarate të Edvin Kristaq Mashtrimit fshihet qëllimi makabër i manipulimit të çdo të dhëne dhe adaptimit të strategjisë, ruajtjes me çdo kusht të karriges dhe pushtetit të tij, kësaj radhe me koston e shumë e shumë jetëve njerëzore. Në themel të kësaj deklarate qëndron arka bosh e narkoshtetit të falimentuar të Edvin Rames
Për të shpallur pikun politik apo të arkës bosh të epidemisë Covid-19, Edvin Kristaq Mashtrimi veproi si vijon:
1-Kufizoi në ekstrem testet për diagnozën e të infektuarve nga Covid-19 duke mos lejuar me vetëdije të plotë zbulimin e përmasave të epidemisë dhe kufizuar artificialisht përmasat e saj. Shqipëria është kështu vendi me përqindjen më të lartë në botë të pozitivitetit midis të testuarve.
2-Centralizoi në një pike të vetme testimin dhe vendosi në sekret të plotë shtetëror rezultatin e testit. Ky rezultat, kalon nga laborantja që e bënte te militantja e PS, nga ajo tek Ndrikull Hajni Maska dhe së fundi Edvin Kristaq Mashtrimi sikur të ishte sekreti i sekreteve të shtetit.
Ky është dhe shkaku me kryesor i monopolizimit të egër të testimit personalisht nga Edvin Kristaq Mashtrimi dhe Ndrikull Hajni Maska dhe vasalët e papagajtë e tij që shkelmojnë në mënyrë kriminale mbi betimin dhe misionin e mjekut.
Ky është dhe shkaku pse nuk lejojnë laboratorët private të pajisur me aparatura ultramoderne që të bëjnë testin e Covid-19 në rastet e dyshuara sepse humbasin kontrollin absolut mafioz mbi përmasat e epidemisë.
3-Me dhjetëra e qindra raste me temperaturë të lartë diagnostikohen me telefon nga 127 pa u vizituar dhe pa iu bërë testi si raste me Covid vetëm për të mos shtuar numrin e rasteve me këtë virozë dhe për të njoftuar raste të reja aq sa donte kryepidemiologu xhahil i Surrelit.
4-Në funksion të kësaj praktike kriminale janë ulur në zero vdekjet e shumta nga Covid-19 jashtë Spitalit Infektiv.
Kështu, në Has, pas një ceremonie mortore rezulton me “grip” një lagje e tërë. Nga kjo lagje ka tre vdekje, por vetëm njëra që mundi të vinte në Tiranë në spital u shpall vdekje nga Covid-19 dy të tjerët e morën virusin në varr sepse ashtu donte kryepidemiologu xhahil. Raste analoge si këto janë njoftuar të shumta.
5-Në përputhje me këtë vendim kriminal, tre ditët e fundit shifrat reale të të sëmurëve u zvogëluan për të ardhur tek deklarata se arritëm pikun.
Miq, pas kësaj deklarate skandaloze, e cila dëshmon se pikun e epidemisë në Shqiperi e përcakton Sulltan Salep Surreli, çdo ditë shqiptarët do degjojnë nga Edvin Kristaq Mashtrimi numrin që ai dëshiron vetë të shpallë si të infektuar me Covid-19, numrin që dëshiron dhe zgjedh vetë ai të të sëmurëve dhe të të vdekurve nga epidemia Covid-19.
Kështu për dy-tre javë Shqipëria duket se do të shpallet vendi i tretë në botë pa asnjë rast me koronavirus.
Pasojat e këtij qëndrimi të papërgjegjshëm dhe kriminal do jenë përhapja masive e epidemisë, dhjetëra dhe qindra e mijëra të infektuar e të sëmurë me Covid-19 do mbeten në shtëpitë e tyre rrugëve pa asnjë kujdes, dhjetëra e qindra të sëmurë me Covid-19 do vdesin në shtëpitë e tyre apo spitale duke iu mohuar mjekimin për sëmundjen nën pretekstin e tmerrshëm se sëmundja nuk ka mjekim.
Duke dënuar me forcë këto veprime çnjerëzore, kriminale, unë i bëj thirrje OBSH të ndërhyjë me urgjencën më të madhe për të vendosur sanksione ndaj Edvin Mafisë dhe narkoqeverisë së tij dhe për t’iu kërkuar të zbatojnë me rreptësi direktivën e OBSH në qëndrimin ndaj epidemisë.

Modifikuar më E Enjte, 02 Prill 2020 13:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...