Pas videos së rëndë të publikuar nga kryeministri Edi Rama nga Irani ka reaguar nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
Në një postim në facebook, Vasili i ka bërë thirrje Ramës që të aplikojë testimin masiv tek qytetarët si e vetmja rrugë për shpëtimin nga kjo pandemi.
Vasili i kërkon kryeministrit që të mos shohë Iranin, por Gjermaninë dhe të mos flasë për pandeminë si parashikues horoskopi.
Reagimi i Vasilit:
Edi Rama lere Iranin.
Edi Rama shiko Gjermaninë dhe bej testime.
Mos vazhdo ti genjesh me shtetrrethim dhe izolim antishkence, por bej testime.
Rruga qe Organizata Boterore e Shendetesise kerkon është bej testime.
Edi fute ne koke, Testim do thote:
-Te veshin diagnostikimin per qytetaret e prekur
-Te mbrosh qytetaret e tjere nga prekja.
-Te marresh masa te verteta dhe me vlere per kufizimin e infeksionit
-Te parashikosh aftesi e spitaleve per te semuret rende.
-Te parashikosh ecurine dhe mundesine e daljes nga pandemia.
-Te kufizosh demin shendetesor dhe ate ekonomik.
Edi pa deshmi cdo fjale e jotja eshte e mundur genjeshter, eshte te flasesh kodra mbas bregut, eshte antishkence.
Boll bere xherahun.
Edi ti flet per pandemine si parashikues Oroskopi.