Basha: Mungesa e testimit masiv ndëshkon të gjithë sakrificën e shqiptarëve

Premte, 03 Prill 2020 14:37

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë për ora news ka folur për propozimet e partisë së tij për përballimin e krizes së koronavirusit.
“Thelbi i propozimit tonë është që buxheti i shtetit urgjentisht të ndërpriste çdolloj aktiviteti tjetër, çdo lloj shpenzimi tjetër dhe të gjitha fondet të shkonin në tre drejtime jetike”.
E para jeta e qytetarëve, pa diskutim. Dhe për këtë shëndetësia është prioriteti i parë që duhet financuar. Dhe këtu akoma jemi me mungesa të mëdha”.
“Maqedonia ka bërë mbi 4 mijë teste. Ne jemi akoma në një numër më pak se gjysma e testeve të Maqedonisë”.
“Testimi, testimi, testimi nuk është vënë kot theksi tek kjo sepse gjithë sakrifica për të qëndruar në shtëpi, për të qëndruar të izoluar mund të na shkojë kot në qoftë se ne nuk arë të evidentojmë të gjithë ata që janë prekur apo janë infektuar, apo janë mbartës të virusit dhe nuk ka rrugë tjetër për ta bërë këtë, përveçse testimit masiv”, u shpreh kreu demokrat Basha.
“Mungesa e testimit masiv ndëshkon, penalizon të gjithë sakrificën e shqiptarëve”.
“Ndaj kërkesa numër një që kam sot është urgjentisht të merren masa për të shtrirë testimin masivisht, të bëhen mobilizimi i të gjitha resurseve që në radhë të parë të gjithë ata që janë më të rrezikuarit, i gjithë personeli shëndetësor, nga mjekët, kirurgët, infermierët, sanitarët, shoferët e autoambulancave dhe çdo kush tjetër”.
“Së dyti, gjithë personeli i Forcave të Rendit, i Forcave të Armatosura, i gjithë personeli i shërbimit administrativ që është në kontakt me njerëzit, të githë ata punonjës të sipërmarrjes private që janë në kontakt me njenëse janë të infektuar, të kenë mundësinë të dinë një orë e më parë nëse janë të prekur, nëse janë të rrezikuar nga koronavirusi”.
Pyetje: Çfarë do të sillte sipas jush testimi në masë i qytetarëve shqiptarë ?
Basha: Do të sillte izolimin dhe përpjekjen për të ndërprerë zinxhirin të infektimit. Pra, nëse ne qëndrojmë në shtëpi është gjysma e punës. Në qoftë se të infektuarit nuk izolohen edhe brenda familjes apo në ato raste kur kanë nevojë për ndihmë mjekësore nuk mjekohen, atëherë kjo sakrificë shkon dëm.
Ndërprerja e zinxhirit të infektimit si parakusht për të ngaladalësuar përphapjen e mëtejshem dhe agresive të virusit kërkon testim masiv dhe pa diskutim kjo kërkon që testimi të jetë prioritet, siç është në Maqedoni ku siç e thashë, ndonëse ka filluar me vonesë, më vonë se Shqipëria ka më shumë se dyfishin e numrin e të testuarve. Shikoni se çfarë ka ndodhur dje në Shkodër. Është një këmbanë alarmi ajo që ka ndodhur dje në Shkodër.
Pyetje: Kjo që po thoni është shqetësim real apo keni ju të dhëna të tjera edhe nga rrethet për një tjetër numër të prekurish nga COVID-19?
Lulzim Basha: Pyetja është fare e thjeshtë për çdo shqiptar. Në qoftë se ne nuk testojmë në mënyrë realiste, si mund ta dimë që kjo është përmasa reale. Edhe vetë mjekët po thonë që kjo është maja e ajsbergut. Dhe merrni shembullin e djeshëm në Shkodër 15 të testuar, 12 të infektuar. Çfaër do të thotë kjo? Kjo do të thotë që Shqiëpria është shumë vonë me testimin.
Pyetje: Pse nguroni qeveria sipas jush për të kryer testimin e plotë dhe në masë?
Basha: Nuk dua të hyj në arsyet pse nguron qeveria, sot nuk kam kohë të merrem me analizat e sjelljes, e veprimeve apo mosveprimeve të qeverisë. Detyra kryesore e opozitës dhe e imja si kreu i saj sot është të bëjë presionin maksimal publik që qeveria të hedhë hapat që duhet të hedhë. Prandaj, thirrja ime sot është të braktisë menjëherë politikën e testimeve të ulëta dhe të adoptojë testimin masiv i cili tani kudo edhe në rajon, në Europë duket që është përqasja që ndihmon më shumë në frenimin e virusit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...