Kryebashkiakja e Shkodrës: Propozova heqjen e taksave për 3 muaj, Këshilli Bashkiak nuk e miratoi

Premte, 03 Prill 2020 15:51

Shkodra është qyteti më i goditur gjatë 24 orëve të fundit me 12 qytetarë pozitivë me COVID-19. Në një lidhje Skype për Syri TV, kryebashkiakja Voltana Ademi është shprehur se gjendja në qytetin që ajo qeveris nuk është i mirë.

Sipas saj, dy ditët e fundit ka patur shumë lëvizje të qytetarëve, ndërsa policia, shtoi ajo, ka ulur vigjilencën

"Kjo është situatë e rëndë dhe unë shpresoj të mos vazhdoj kështu. Apeli im për qytetarët, ju jam lutur edhe dje. E vetmja armë që kemi është qëndrimi në shtëpi dhe mosdalja jashtë.  Ka raportime nga policia që 111 raste ku është ndërhyrë, në subjekte dhe qytetarë. Dy ditët e fundit ka një shtim të qytetarëve në rrugë. Pasdite nuk ka postoblloqe dhe duket se ka një ulje të prezencës së policisë", u shpreh Ademi.

Kryebashkiakja e Shkodrës shtoi se, "është propozuar heqja e taksave dhe detyrimeve për 3 muajt në vazhdim. Ky vendim nuk është miratuar nga Këshilli Bashkiak. Më ngjan e rëndë. Kjo masë minimalisht duhej kaluar. Ky është një lajm i keq, por nuk duhet të jemi optimistë. Do ta kërkoj sërish një gjë të tillë".

Aktualisht, qyteti i Shkodrës numëron 22 raste me COVID-19, ndërsa i gjithë qarku 26. 

 
 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...