Masat drakoniane të izolimit tregojnë për një vend pa sistem shëndetësor

Premte, 03 Prill 2020 17:22

Nga Nicola Pedrazzi *- 

Shqipëria është në një karantinë më të ashpër se ajo italiane. Në këtë situatë janë nisur 30 mjekë dhe infermierë.  Na takon ne gazetarëve, pa ndikime politike apo diplomatike, që të shikojmë këtë veprim të Shqipërisë në kontekst politik, pa u kënaqur me përrallën e vendit të varfër me zemër të madhe. 

Edi Rama, "artisti që ju bashkua politikës" është mbi të gjitha një politikan kontrovers, si për nga mënyra si e përdor pushtetin brenda vendit, ashtu edhe përsa i përket politikës së jashtme të paqartë midis Turqisë dhe BE-së. 

Natyrisht nuk duam të çvlerësojmë aktin e dërgimit të 30 mjekëve, por ta fusim at? në arsyet politike që e sollën si veprim, arsye ku hyn edhe solidariteti ndërkombëtar, por që nuk është arsyeja e vetme siç trumpetohet. 

Shqipëria ka marrë para disa ditësh hapjen e negociatave me BE, një rezultat i papritur në këtë moment ndërkombëtar të favorshëm, me një konsensus brenda vendit shumë të ulët, me Parlament të braktisur nga opozita dhe organe kushtetuese të ngrira për shkak të reformës në drejtèsi, Rama po bën atë që di të bëj më mirë në këto 7 vite si kryeministër: të duket në aktualitetin europian me veprime që bëjnë të flitet për të, duke harruar realitetin e vendit të tij: një shtet i vogël periferik, një demokraci që po bëhet demokraturë, që vuan dhe është në rrezik edhe për shkak të neglizhencës brenda vendit të drejtuesit të saj të famshëm jashtë vendit. 

Masat drakoniane të karantinimit tregojnë për një vend pa një rrjet shëndetësor, vetëm 3 spitale në dispozicion të krizës, me vetëm 200 respiratorë, të gjitha shifra nga deklarata optimiste në një vend ku media është thjesht megafon i politikës

Drejtuesit shqiptarë e dinë që vendi i tyre nuk është i përgatitur. Po ta vendosim veten në rolin e qytetarit shqiptar ata do thoshin që këta mjekë u dërguan (në Itali) sepse sistemi nuk arrin t'i bëj të dobishëm. Shqipëria ka 130 mjekë për 100.000 banorë, një nga mesataret më të ulta evropiane. 

Urojmë që mos të ndodhë, por nëse COVID-19 do shpërthejë në Shqipëri, ushtria, Kryqi i Kuq dhe Emergjencat Civile Italiane do të përfshihen ashtu si me tërmetin apo 1991 e 1997. 

Me gjithë premtimet elektorale "socialisti" Rama nuk ka punuar seriozisht për të ngritur një Emergjencë civile moderne. Politika shqiptare ka ndjekur rrugë të tjera, larg nga nevojat e qytetarëve dhe është mbështetur tek bota vetëm për propagandë, të cilën e pamë të funksiononte shkëlqyeshëm këto ditë.  

Sot shqiptarët që shkojnë në spital e dinë që është më mirë të marrin garzat dhe shiringat nga shtëpia, e dinë që duhet t'i japin bakshish personelit për të patur vëmendje dhe prioritet. 

Mjekët  që na ka dërguar Edi Rama vijnë nga ky kontekst dhe llogari politike, nga një strategji që sjell konsensus në botë dhe nga zgjidhje që mungojnë në atdhe: është mirë ta themi, ta dimë, ta shkruajmë. Në mënyrë që shqiptarëve t'u jepet një vëmendje e vërtetë, bashkuar kjo me impenjimin politik për të ndërtuar një Shqipëri reale, jo të dënuar të jetojë në imagjinatën e tutorit të saj.

* Artikull i botuar në portalin italian "Il Foglio"

https://www.ilfoglio.it/esteri/2020/04/03/news/dare-un-senso-alla-solidarieta-albanese-307680/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...