Nga Tritan Shehu.
Mos spekulloni, nuk jemi ne lufte, jemi vetem perballe nje epidemie! Nqs edhe para pak humbi jeten nje pacient tjeter, qe do te vazhdonte te jetonte pavaresisht semundjeve shoqeruese, kjo ndodhi nga nje infeksion viral, jo nga ndonje predhe.
Ai i ndjere nqs u shtrua me vonese ne spital, kjo ndodhi sepse hallkat e sistemit shendetesor nuk funksionojne si duhet nga mjeku i familjes, jo sepse u bllokua diku nga “luftime” apo rruges nga “aviacioni” armik.
Nqs shifrat e vdekshmerise sone jane me te lartat edhe ne rajon, nqs metodat invazive te terapise intensive nuk po japin rezultate si kudo, ketu nuk mund te akuzohen ato metoda, por kushtet jo bashkekohore teknike te reparteve tona te reanimacionit, gje qe nuk e ka shkaktuar ndonje sabotim i “komandove” armike, por lenia ne kete nivel e sistemit tone nen divizen “shendetesi falas”.
Nqs ne vazhdojme te mos realizojme test, test, test, kjo nuk vjen se laboratoret tane jane bere “kolaboracioniste”, por sepse nuk duam ta realizojme kete.
Pra mos te fshihemi mbas termave spekulative si “lufte”, kasapane, bomba etj, qe vetem ndotin ambjentin, nuk ka asgje te tille e nuk do te kete se njerezimi disa here eshte perballuar me epidemi e ka fituar edhe kur nuk kishte dijet, mjetet e mundesite e sotme.
Ka vetem nje ballafaqim me nje epidemi ku ne e Rajoni jemi sot ne nje “faze te bute”, qe vertet eshte nje prove per cdo shtet e sistemet shendetesore, ballafaqim qe duhet perballur me realizem, strategji, transparence e vendosmeri, me sa me pak humbje njerezore e ekonomike, e jo duke kerkuar te fshehesh pergjegjesite e mos pregatitjeve e mungesen e vizionit mbas “luftrave” a “gjemave” imagjinare.
Kjo sjellje jashte realitetit vetem shton rreziqet e pasojat negative.