Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar shkrimin e organizatës prestigjioze “Europa Nostra dhe Institutit të Bankës së Investimeve Evropiane, qe e kane renditur Teatrin tonë Kombëtar mes shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur.
“Teatri Kombëtar, shembull i arkitekturës moderne Italiane të viteve 30-të, është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në vend, dhe po përballet me rrezikun e shembjes”, shkruan Basha ne mesazhin e tij duke iu referuar shrkimit te organizates prestigjoze. bashMesazhi i Bashës
Teatri ynë Kombëtar është futur nga organizata prestigjioze Europa Nostra dhe Instituti i Bankës së Investimeve Europiane ne Listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur.
“Teatri Kombëtar, shembull i arkitekturës moderne Italiane të viteve 30-të, është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në vend, dhe po përballet me rrezikun e shembjes”!
Urime nga zemra dhe mirënjohje të pakufishme për Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare dhe mijëra qytetarë që me qëndresën e tyre u përballën pa u sprapsur, me aferën e shembjes së Teatrit Kombëtar për të ndërtuar aty kullat e pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit.
Ruajtja dhe restaurimi i Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat. Trashëgimia jonë kulturore është e pazëvendësueshme, dhe ne kemi detyrimin ta mbrojmë atë.
Falemnderit Europa Nostra, falemnderit Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarëve-engjëj mbrojtës të Teatrit Kombëtare. Falemnderit Mariya Gabriel! #mbroteatrin #ditemetemira