“Gjithologu i Surrelit vazhdon të mbjellë terror”, Bardh Spahia: Strategjia skandaloze e qeverisë: fajin e kanë qytetarët

Saturday, 04 Prill 2020 23:01

Ish deputeti demokrat Bardh Spahia me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se kreu i qeverisë Edi Rama vazhdon që të mbjellë terror në mbarë vendin, edhe në situatën e koronavirusit.

Spahia vlerëson se qeveria Rama po ecën me strategjinë skandaloze “fajin e kanë qytetarët”.

Bardh Spahia vlerëson se në këtë kohë pandemie vetëm qytetarët janë duke sakrifikuar, ndërsa qeveria nuk bën asgjë.

Postimi i Bardh Spahisë:

STRATEGJIA SKANDALOZE: FAJIN E KANE QYTETARET!

E pabesueshme kur edhe gati një muaj pas shfaqjes së rastit të parë me COVID-19, “strategjia” e kësaj qeverie është vetëm izolimi! Gjithologu i Surrelit dhe kukullat e tij, vazhdojnë të mbjellin terror, të kërcënojnë me ndëshkime, të anatemojnë qytetarë e të nxjerrin policinë e ushtrinë në rrugë. Vetëm kaq fatkeqësisht! Kaq është puna e tyre për t’u përballur me epideminë! Dikush duhet t’u shpjegojë kuptimin e fjalëve ”virus” e “pandemi”, se mbase fillojnë e iluminohen, se nuk kontrollohet vetëm përmes izolimit.

Karantinimi pa masat e tjera, nuk ka peshën e duhur në përballjen me virusin! Qytetarët në përgjithësi po bëjnë pjesën e tyre, po cfarë dreqin po bën qeveria? Këtë nuk na e thotë as gjithologu e as marionetat e veta, që luajnë rolin e ministres, apo të specialistëve të shëndetit publik! Si mund t’u lihet përgjegjësia vetëm qytetarëve në këtë situatë? Kjo është sa skandaloze aq edhe qesharake. Pasi asnjëri prej tyre nuk u përgjigjet denoncimeve e pyetjeve që do qetësonin qytetarët, se shteti i tyre po sillet apo jo njëlloj si në vendet e tjera:

– Cfarë masash shëndetësore janë marrë? A po ndryshojnë ato, në përputhje me numrat në rritje? Perse kjo mungese e plote transparence?

– Përse nuk respektohet protokolli edhe për personelin shëndetësor kur janë identifikuar të prekur? Rastet nga Shkodra jane shtuar vrullshem, por nga ana e strukturave qeveritare ka patur vetëm heshtje!

– Përse nuk rriten testimet, sic po e kërkon në mënyrë të përsëritur edhe OBSH në Tiranë?

 

– Perse nuk testohen stafet mjekesore dhe shtresa te tjera me risk te larte?

– Sa teste kryhen në ditë sepse sipas denoncimeve që na vijnë, shifra është më e ulët se e pretenduara 100?

– Sa është shifra reale e të infektuarve? Po e viktimave?

– Sa është shifra e të karantinuarve për shkak të dyshimeve për Koronavirus?

– Përse në spital shtrohen pacientët që shkojnë në gradë të fundit?

– Përse Shqiperia ka perqindjen me te larte te vdekshmerise krahasuar edhe me rajonin, si dhe numrin me te ulet te testimeve?

– Cila është pjesa e përgjegjësisë së autoriteteve për rritjen e papritur të rasteve në Shkodër? 12 raste pozitive nga 15 testime dje, 9 raste pozitive nga 17 testime të reja sot, dhe akoma asnje shtim te testimeve. Nderkohe qe me kete fluks te prekurish do te duhej qe urgjentisht vetem ne Shkoder te beheshin mbi 1000 testime. Kaq budallenj i dini njerëzit, sa të besojnë se është vetëm faji i tyre, kur denoncimet nga Shkodra p.sh. kanë qenë të vazhdueshme por fatkeqesisht te gjitha kane rene ne vesh te shurdher?

– A e dini se sot secili qytetar, edhe pa qenë mjek, arrin të informohet përmes TV e internetit se si po përballen vendet e tjera me Koronavirusin?

Pra krahas moralit për sjelljen e qytetarëve, gjithologu duhet të thotë se përse nuk vepron sipas protokolleve të OBSH, e eksperiencave të vendeve të tjera, nga ato më të fuqishmet e deri tek vendet e rajonit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...