Mbretëresha Elizabeth e Anglisë mbajti një fjalim të rrallë, ndërkohë që vendi i saj dhe mbarë bota po lufton pandeminë e koronavirusit.
Në një fjalim nga kështjella ‘Windsor’, monarkja 93-vjeçare u bëri thirrje britanikëve të bashkohen për të luftuar kundër koronavirusit.
“Nëse mbetemi të bashkuar dhe të vendosur, do ta tejkalojmë këtë”, tha ajo.
“Ditë më të mira do të vijnë, do të jemi bashkë me miqtë tanë, do të jemi bashkë me familjet tona, do të takohemi sërish,” tha ajo në një fjalim prekës që do të hyjë në histori.
“Ne do t’ia dalim dhe ky sukses do na përkasë të gjithëve ne”.
Ajo falenderoi punonjësit e Shërbimit Shëndetësor Britanik në këto kohë të vështira.
Mesazhi i saj u ndoq nga miliona njerëz jo vetëm në Britani.