Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mesazh solidariteti me diplomatët e huaj në Tiranë

Hënë, 06 Prill 2020 15:48

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka publikuar sot një Mesazh Solidariteti për anëtarët e Trupit Diplomatik në Tiranë dhe familjeve të tyrë.

“Duke shprehur ndjenjat e solidaritetit dhe bashkëpunimit me të gjithë ju që banoni në vendin tonë të bukur mik, ju urojmë, të nderuar miq, juve, familjeve dhe të afërmve tuaj kurajo, të jeni mirë, dhe me shëndet te plotë!”, thuhet nw mesazh

 

Ja  deklarata e plotë:

 

Trupit Diplomatik

 

Tiranë, Shqipëri

Të nderuar Kolegë,

Në këto momente të vështira, kur pandemia COVID-19 po përhapet me pasoja serioze dhe të paparashikueshme në të gjithë botën, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ju përcjell këtë Mesazh Solidariteti juve, të dashur kolegë të Trupit Diplomatik në Tiranë dhe familjeve tuaja.

Ashtu si në shumë vende të tjera, COVID-19 ka prekur dhe Shqipërinë, pikërisht kur ne po bënim përpjekje për të rimarrë vehten nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Pavarësisht situates së vështirë në Shqipëri, duke qenë thellësisht të shqetësuar me atë çka po ndodh në vendet fqinje dhe më të goditura, disa ditë më parë, 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë shkuan dhe po punojnë përkrah kolegëve të tyre Italianë në rajonin më të prekur të Lombardisë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është i bindur se me përpjekje pë përbashkëta, së shpejti do ta kapërcejmë këtë pandemi dhe do të rikthehemi në jetën tonë të përditshme.

Duke shprenhur ndjenjat e solidaritetit dhe bashkëpunimit me të gjithë ju që banoni në vendin tonë të bukur mik, ju urojmë, të nderuar miq, juve, familjeve dhe të afërmve tuaj kurajo, të jeni mirë, dhe me shëndet te plotë!

Me respekt
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...