Mbretëresha falënderon bluzat e bardha (por nuk i ndan në vija zjarri)

Tuesday, 07 Prill 2020 13:15

Mbretëresha Elizabeth e Anglisë ka falënderuar të gjitha bluzat e bardha për mënyrën se si po punojnë gjatë pandemisë së koronavirusit. Mesazhi i saj erdhi në Ditën Botërore të Shëndetit.
Ajo falënderoi mjekët, infermierët, mamitë, të gjithë që po japin kontribut në këto ditë të vështira.
“Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, unë dua të falenderoj të gjithë ata që janë në profesionin e kujdesit shëndetëësor për angazhimin dhe zellin vetëmohues, teksa ndërmerrni role të rëndësishme jetike për të mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve në të gjithë Komonuelthin, dhe në të gjithë botën.
Në këto kohë prove, shpesh vëmë re se më e mira e shpirtit njerëzor del në pah: përkushtimi për shërbimin i infermierëve, mamive dhe punonjësve të tjerë të shëndetit, në këto rrethana sfiduese është një shembull për të gjithë ne”, thuhet në mesazh.
Të dielën, Mbretëresha mbajti një mesazh të pazakontë në këto ditë të vështira.

@syri.net

 

Modifikuar më Tuesday, 07 Prill 2020 13:18
Login to post comments