Kosovë: Pesë raste të reja me koronavirus, njeri ndërron jetë në spital

Tuesday, 07 Prill 2020 14:15

Sot më 7 prill 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Korovës janë testuar 13 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive kanë kërkuar ndihmë në Klinikën emergjente, Një prej të cilëve ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore e që pas testimit post mortem ka rezultuar pozitiv.  I.SH llindur në 1955, i transferuar nga spitali i Përgjithëm në Ferizaj, erdhi në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pësoi arrest kardiak'; pavarësisht angazhimit maksimal nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente, ai nuk arriti të mbijetojë dhe pas tetsimit pas vdekjes, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ata janë: një punëtor nga Malisheva dhe një nga Mitrovica. Një pacient nga Gjilani po hulumtohen kontaktet dhe një laborant nga Gjakova.

Nga data 8 shkurt.2020 deri me 7 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.106 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 170 raste, me 4 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.304 kontakte të rasteve."

Login to post comments