Kreu i PD-së Lulzim Basha ka injoruar sulmet e Edi Ramës, qeveria e të cilit po del zbuluar se nuk ka marrë asnjë masë për Covid-19, por ka kërkuar që ti jepet ndihmë luginës së Preshevës, ku jetojnë mijëra shqiptarë.
‘Lugina e Preshevës po përballet me pasojat e COVID-19.
Për situatën e veçantë ku ndodhen, i bëj thirrje qeverisë të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor.
Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje, është detyrim kombëtar dhe kushtetues’, shkruan Basha në Twitter.
© SYRI.net