Deklarata e fortë/ '85% e të punësuarve në fasoneri, do të humbasin punën këtë muaj'

Premte, 10 Prill 2020 16:54

Në biznesin fason janë të punësuar rreth 70 mijë persona, ndërsa brenda këtij muaji rreth 85% e tyre pritet të dalin të papunë.

Deklarata e fortë u nga Gjergj Gjika, kryetar i Dhomës së Fasonistëve në një intervistë për Ora News.

"Kemi një shifër rreth 70 mijë të punësuar në këtë sektor, të organizuar në mbi 720-730 ndërmarrje dhe kjo krizë pritet të godasë mbi 80-85% të këtij sektori. Që do të thotë mbi 50 mijë vetë brenda këtij muaji do të dalin të papunë", tha ai

Në kushtet kur të gjitha dyqanet në Evropë janë mbyllur, Gjika theksoi se ky sektor duhet të ndihmohet sepse nuk është industri që prodhon reçel, por prodhon veshje dhe këpucë.

"Nuk dimë dhe nuk jemi të përgatitur të bëjmë punë tjetër. Ne nuk mundet që këtë lloj industrie, pra industrinë e prodhimit të veshjeve dhe të këpucëve të kthehet në industri për të bërë reçel apo komposto. Kjo industri i përgjigjet vetëm këtij sektori, prodhimit industrial të veshjeve dhe këpucëve, e cila deri dje ka qenë e destinuar për tregun evropian. Përderisa të gjitha dyqanet janë të mbyllura në Evropë, atëherë nuk ka shitje. Në këtë kuadër ne nuk kemi prodhim2, u shpreh ndër të tjera kreu i Dhomës së Fasonistëve në vendin tonë, Gjergj Gjika. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...