Pa testime dhe me kaq lajme tronditëse/ 'Kurba' e pabesueshme e qeverisë

Saturday, 11 Prill 2020 15:41

Para pak ditësh, gazeta ‘New York Times’, teksa shkruante për vaksinën e tuberkulozit dhe mundësitë që ajo të mbrojë njerëzit nga koronavirusi i ri, shkruan se të dhënat nga bota perëndimore nuk mund të krahasohen me ato të vendeve ish-komuniste, pasi këto të fundit i kanë të dhënat të pabesueshme.

Këtu sigurisht përfshihet edhe Shqipëria, qeverisja e së cilës nuk ka asnjë raport të mirë me transparencën dhe të dhënat e besueshme.

Por në këto kohë krize, ato janë jetike për vendin. E megjithatë askush nga qeveria nuk ka bërë asnjë transparencë për asgjë deri më tani, duke nisur që nga testimet, gjendja e pavijoneve e duke përfunduar te ventilatorët

Kurba që na paraqitet çdo ditë është një kurbë që diktohet dukshëm nga oreksi i Edi Ramës, dhe i prezantuar nga mjekë e specialistë që dalin më shumë në FB të qeverisë sesa të bëjnë punën si ekspertë të pavarur.

Jo vetëm kaq, ajo kurbë nuk bën sens dukshëm. Shihni kurbat e vendeve të tjera. Sigurisht kanë luhatje, por mund të kuptosh një trend gjithsesi.

Në kohën kur Shqipëria bën testime të krahasueshme vetëm me vendet afrikane, edhe rastet e infeksionit janë të ngjashme me ato në Afrikë. Lexoni të dhënat që publikon John Hopkins University dhe do e kuptoni.

Por situata u bë tronditëse sot. Një grua në Shkodër u tha se e ka marrë infeksionin në një fasoneri. Më vonë u mësua se në Krujë janë disa familje që dyshohen me korona, por se testimet u bëhen vetëm kur të dojë qeveria, sepse numrat i duhen asaj.

Më pas u raportua se një i ri në Durrës e kishte mësuar se ishte infektuar vetëm kur bëri aksident. Po të mos ishte aksidentuar, do e mësonte ndonjëherë?

Të gjithë këto të dhëna, shoqëruar me skandalin e publikuar nga Syri.net para pak ditëve, ku qeveria kërkon tamponë nga vendet e tjera në mënyrë urgjente, ngrenë dyshime të forta për situatën.

Por kjo nuk është një lojë politike ku gjërat zgjidhen me propagandë dhe shfaqje. Në mes janë jetë njerëzish.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...