'Vrasësi nipi i ish-deputetit të PS. U lirua me urdhër të Ramës'

Hënë, 13 Prill 2020 09:36

Bledar Toçi, ish-shefi i sigurisë në burgun e Durrësit, i arrestuar për vrasjen e Dritan Hoxhollit, u la i lirë ditën e djeshme nga gjykata e Kavajës.

Toçi u arrestua tetorin e shkuar pasi vrau me armën e shërbimit Hoxhollin në banesën e Marsida Qatjas, por togat e zeza pranuan kërkesën e tij për ndryshim mase dhe caktuan për të detyrim paraqitje.
Toçi fillimisht u hetua për akuzën e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, por pas më shumë se 7 muaj hetimesh prokuroria ndryshoi akuzën në “Vrasje për vetëmbrojtes”.

Lidhur me këtë zhhvillim reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij, lirimi i tij erdhi me firmë të kryeministrit Edi Rama pasi autori është nipi i eksponentit të lartë socialist, Fatmir Toçi.

"Lirimi i vrasesit Bledar Toçi ka firmen e Edvin Kristaq Vrasesit dhe Xhaxhi Fatmir Toçi. Ne narkoshtet vrasjet nga njerezit “tane” nuk jane krime! Ato jane trimeri!

Te dashur miq, dje u lirua dhe shkoi ne shtepi vrasesi dhe shperndaresi i droges me uniforme dhe ish oficeri i policise se burgjeve dhe shperndaresi i rendome i droges tek te burgosuri, nipi i eksponentit te larte socialist dhe mikut te Edvin Kristaq Vrasesit, Fatmir Toçi.

Krimin e Bledar Toçit, vrasjen e nje personi tjeter 6 muaj me pare qe tronditi Kavajen u shumzua me zero dhe u shua nga narkodrejtesia e Edvin Kristaq Vrasesit, i cili prej dy vitesh ka liruar njeri mbas tjetri disa vrases serial madje te denuar edhe perjete vetem e vetem sepse ata ishin bij te dashur te partise.

Denoj me ashperisine me te madhe kete akt kriminal te narkodrejtesise dhe krye kreut te saj Edvin Kristaq Mafia", shkruan ish-kryeministri, ndërsa publikon mesazhin e një qytetari.

"I nderuar zoti Berisha, tentova tju kontaktoja me ane te telefonit nuk arrita, po ju shkruaj ketu... Une jam nipi i Dritan Hoxhollit, i vrare ne pabesi nga shoku i tij ish polici i burgut te durresit qe furnizonte me droge te burgosurit. Nuk dua te ndalem shume ne historine qe te gjithe tashme dime. Ajo per te cilen ju shkruaj eshte nje ngjarje absurde : lirimi nga burgu i Bledar Tocit. Ne nje periudhe historike si kjo ku njerezit po futen ne burg sepse pijne kafe apo dalin pa leje..qeveria, polici e shtetit te Edi Rames po liron kriminele, nje nder te cilet eshte Bledar Toci... Sot eshte liruar nga burgu nje vrases , vrasesit dhe vrasjet nuk mund te jene kurresesi te serise A apo B...Si ka mundesi qe nje vrases del mbas burgu mbas 6 muajsh nga vrasja? Qeveria po mbron niperit e saj...Sot u lirua nga burgu nipi i Fatmir Toçit , ish deputet i partise socialiste... Partia sot liron niperit e saj nderkohe qe burgos qytetaret e vendit tim nese nuk kan nje leje kalimi, nese nuk arrijne te paguajne dritat, nese nuk kane leke per te paguar taksat qe do shendoshin qeveritaret ne pushtet......A mund te ndihen te sigurte qytetaret e vendit tim kur vetem pas 6 muajsh lirohet nga burgu nje vrases??? A mund ti besojme shtetit e ligjit qe liron vrasesit dhe burgos te "drejtet"? A mund te thuhet ne kete rast , a i mbron shteti qytetaret e saj nga kriminelet? Nese sot vret ne Shqiperi maksimumi qe mund te besh eshte 6 muaj burg, aq sa beri bledar toçi… Ja vlen te vrasesh ne nje vend si Shqiperia", shkruan qytetari digjital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 10 tetor të vitit të kaluar në Kavajë në banesën e Marsida Qatjas, atje ku ishin grumbulluar disa persona mes të cilëve dhe Bledar Toçi. Gjatë kësaj kohe në ambientet e apartamentit ka shkuar i armatosur Dritan Haxholli dhe ka qëlluar në drejtim të Toçit duke e plagosur.

Por ky i fundit e qëlloi me armën e shërbimit duke e lënë të vdekur në vend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...