Aktualisht ka vetem nje menyre per te njohur objektivisht realitetin, kufizuar perhapjen e epidemise, mbrojtur e mjekuar ne kohe pacientet, pilotuar nje “hapje” sa me te sigurte; eshte ajo qe e kerkon OBSh, po e realizojne vendet e zhvilluara, qe e kemi kerkuar edhe ne prej javesh:
—Zgjerim maksimal te testimeve virusologjike dhe nje kerkim imunologjik IGG dhe IGM te popullesise!!
—Shikoni me vemendje, kudo flitet vetem per keto, dhjetra publikime, dhjetra miliona teste te te dy formave te hedhura ne perdorim ne vende te ndryshme.
—Mobilizim i plote per kete objektiv i te gjitha resurseve laboratorike edhe ne shtetet me te fuqishme, aktivizim i total i mjekut te familjes e kujdesit paresor aty, si themeli i suksesit.
Ne megjithese kemi mundesi te veme ne aktivitet disa struktura me PCR ne Tirane e periferi, megjithese disponojme nje rjet te tere laboratorik ne vend te afte per te realizuar qe neser imunokromatografine, i ndalojme dhunshem ato te behen pjese e kesaj perpjekje, duke mbajtur cdo gje hermetikisht te centralizuar ne nje “dore”!!!
Ne kemi akoma mjekun e familjes jashte rolit te tij, kur kemi numrin me te ulet te mjekeve per fryme te Europe!
Mos i merni me “shaka” keto ashtu sic bete ne janar e shkurt, ndaj alarmeve tona!
Ketu nuk po luhet ndonje loje Poker me bllofet e tij, ketu kerkohet objektivizim e siguri maksimale!