Kufizimet: Lleshaj provon dronët për të kontrolluar qytetarët nga qielli

Hënë, 13 Prill 2020 13:49

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe krerë të Policisë kanë demostruar në terren përdorimin e dronëve për monitorimin e shkelësve të ndalimit të qarkullimit.

Ministri lleshaj tha: se "jemi sot këtu për të ndjekur një demostrim të Policisë së Shtetit që lidhen me futjen e disa pajisjeve të reja në funksion të kontrollit më të mirë të situatës dhe të masave, në funksion të parandalimit të përhapjes së virusit corona.

Sigurisht që me zgjerimin e fashave orare për lëvizjen e qytetarëve, të cilat kanë filluar sot për Policinë, kjo do të thotë më shumë punë, më shumë angazhim.

Në thelb i gjithë relaksimi, ose zgjerimi i fashës orare do të thotë për Policinë më shumë kontroll.

Dua t’ju bëj një thirrje të gjithë qytetarevë që zgjerimi i drejtë i të gjithë fashës orare do të thotë që thjesht të krijohen më shumë mundësi për ata që duhet të shkojnë në punë dhe të ulet dendësia në qarkullim për ata që duhet të shkojnë për të blerë.

Zgjerimi i fashës orare është bërë vetëm për të mundësuar një destinacion: ose në punë, ose në një dyqan për të zgjidhur nevoja imediate jetësore.

1 / 3

Për ndryshe të gjithë të tjerët që gjenden jashtë këtyre kushteve do të ndëshkohen.

Policia do të shtojë në maksimum masat e saj për ta rritur kontrollin, dhe në funksion të kësaj, pra të rritjes së kontrollit, janë futur dhe një sasi e caktuar dronesh inteligjent, të cilat mundësojnë identifikim të personave që shkelin, të mundësojnë ndjekjen automatike të tyre dhe mundësojnë që Policia të bëjë ekzekutimin e masave të caktuara ndaj atyre që do të shkelin rregullat e vendosuar për këtë punë.

Ndaj ftoj qytetarët për bashkëpunim, ashtu siç kanë bërë deri tani dhe për mirëkuptim dhe për moskeqkuptim të zgjerimit të fashës orare e cila, edhe një herë siç e përsërita një fashë orare që synon mos grumbullimin.

Në tregjet më kryesore të vendit do të përqëndrohet më shumë vëmendja. Sot kemi përqëndruar kontrolle të forta në tregjet kryesisht në Tiranë, por edhe në Shkodër, dhe kjo do të vazhdojë edhe në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ftohen të gjithë qytetarët për durim dhe bashkëpunim në mënyrë që të gjithë masat të finalizohen me rezultatin e pritur, që është frenimi i pandemisë."

Pyetja: Zoti Ministër, këta dronë do përdoren vetëm në zonat urbane apo edhe në periferi?

P?rgjigje: Kudo që të jetë e nevojshme.

Pyetja: Disa nga punonjësit e policisë patrullojnë dhe kryejnë shërbimin pa masa mbrojtëse. Ka kapacitete të nevojshme?

Përgjigje: Janë të gjitha kapacitetet në dispozicion, punonjësit e policisë kanë të gjithë masat mbrojtëse.

Modifikuar më Hënë, 13 Prill 2020 13:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...