“Të mbështeten me para në dorë për krerë bagëtie barinjtë dhe blegtorët”, Panariti: Qeveria të ndalë rrënimin ekonomik të vendit

Tuesday, 14 Prill 2020 10:13

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se qeveria duhet të mbështesë barinjtë dhe blegtorët në këtë kohë pandemie.
Panariti propozon që t’ju jepen para në dorë për krerë bagëtie barinjve dhe blegtorëve. Ai shton se qeveria duhet të ndalë rrënimin ekonomik të vendit.
Postimi i Edmond Panaritit:
Të mbështeten me para në dorë për krerë bagëti barinjtë dhe blegtorët, për të ndalur rrokullisjen dhe rrënimin e tyre nga pandemia !
Kriza pandemike, po e gjunjëzon blegtorinë! Paraliza e tregjeve të gjësë të gjallë, mbyllja e pikave të therjeve dhe përpunimit është katastrofë për barinjtë dhe blegtoret.
Lindjet (pjelljet) e reja sapo kanë përfunduar! Përllogariten në shkallë vendi këtë vit të shtohen tufat me rreth 2.4 milion qingja dhe keca vetëm për therje. Duke përllogaritur peshën e gjallë për mish nga 10 – 15 kg për kokë, vlera ekonomike shkon në 190 milion euro. Vlerë e cila rrezikohet të shkojë dëm nga paraliza e tregjeve dhe shitjeve.
Dy masa mund ta parandalojnë këtë dëm të madh në këtë kohë krize.
1.Qeveria të ndalojë importet e qingjave dhe bagëtive nga vënde që i subvencionojnë fort në mbarështim ato si Serbia dhe Rumania etj, për ti dhënë frymë tufave tona.
Pagesa për krerë të paktën me 15 mijë lekë të vjetra, për ti lehtësuar sadopak kostot e bazës ushqimore dhe të transportit.
Veproni tani, shpëtoni blegtorinë tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...