Pacientja me COVID-19 del nga intubimi, ish-ministri i Shëndetësisë mirënjohje ekipit reanimator: Një mesazh i mirë nga Spitali “Shefqet Ndroqi”!

Tuesday, 14 Prill 2020 12:07

Pas lajmit të mirë që erdhi nga spitali COVID 2 ‘Shefqet Ndroqi’, ku një paciente që për rreth 2 javë qëndronte e intubuar tashmë ndodhet në gjendje të stabilizuar, ka reaguar ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu.

Teksa shprehu mirënjohje për ekipin reanimator përmes një postimi në ‘Facebook’, Shehu theksoi se ky shërbim është thelbësor në fitoren e jetës.

MESAZHI I SHEHUT
Nje mesazh i mire nga Spitali “Shefqet Ndroqi”!
Nje paciente me Covid 19 pas reth dy jave nen respiracion mekanik e intubuar, qe prej 24 oresh eshte extubuar dhe ne gjendje te stabilizuar shendetesore.
Pergezimet me te mira ekipit reanimator te atij spitali, kolegeve mjeke e personelit ne terresi aty per kete, me shume se lajm te gezuar qe dhane.
E kuptoj, dikush nga reanimatoret, qe e konsiderojne si rutine ne punen e tyre intubimin, vendosjen ne respirator, extubimin etj, do te me thone, kjo eshte pjese e punes sone.
Jam krejt dakort me ata, por dua tu kujtoj se keto jave ishte krijuar nje situate paradoksale, kur deri dje asnje pacient nuk u arrit te extubohet me sukses, pa dyshim ky eshte nje fakt qe nuk mund a duhet te komprometoje metoden, por qe fatkeqesisht po ndodhte, vecanerisht per keto raste akoma me kaq elemente te panjohur e te veshtire.
Sherbimi i reanimacionit, thelbesor ne fitoren e jetes, qe te kete sukses, qe te preke statistikat e vendeve te zhvilluara, duhet te perfshihet ne standartet e tyre, e ketu nuk e kam fjalen vetem per “respiratorin”, por shume me gjere, qe nga struktura e parametrat e saj, duke vazhduar me tej te monitorimi hemodinamik, shtreterit speciale, laboratoret, imazheria, dializa afer te semurit etj etj, me nje kosto shume te larte keto, per te shkuar pastaj tek niveli profesional, qe realisht ekziston.
Kete nuk duhet ta harrojme kurre, dhe kete e qartesoi pikerisht kjo epidemi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...