Ish-deputeti i PD-së, Luan Baci, ka hedhur akuza në drejtim të kreut të Bashkisë së Fierit, ndërsa tha se qytetarët janë të braktisur dhe se selektohen familjet që do të ndihmohen.
Me një shënim në facebook, ku ka postuar edhe videot e qytetarëve që shprehin ankesa, Baçi shkruan se ndihmohen vetëm ata që janë “të sektit të rilindjes”, ndërsa kush nuk plotëson kriteret, përjashtohen.
Baçi i bën thirrje kreut të bashkisë që të trajtojë në mënyrë të barabartë qytetarët dhe të zbatojë ligjin e fatkeqësisë natyrore.
Postimi i plotë:
Vazhdojne pa nderprerje, çdo dite me dhjetra dhe qindra, ankesa te qytetareve te bashkise Fier.
Jane te braktisur, bashkia nuk reagon, vazhdojne selektimin e familjeve, qe do te ndihmohen, ne qofte se do te quhej ndihme dhe ajo qe japin.
Kriteret jane:
1) Duhet te kene votuar ne 30 Qershor 2019.
2) Duhet te jene te rrethit, familjar miqesor dhe krushqor, te kryetarit.
3) Duhet te jene te rrethit familjar dhe farefisnor te Drejtoreve te bashkise
4) Duhet te jene te rrethit familjar,dhe miqesor te Drejtoreve rajonale.
5) Duhet te jene, te rrethit familjar, dhe farefisnor, te punonjesve te administrates.
6) Duhet te jene, te sektit te rilindjes.
Te gjitha keto raste perfitojne, perjashtohen ata, qe pavaresisht se plotesojne nje nga keto kritere, jane ankuar ose kane bere publik, shqeteslimet qe ata kane, sidomos kur jane ankuar te opozita.
Ata qe, nuk plotesojne keto kritere, nuk mund te perfitojne.
Qytetaret:
Fatri Gashi Cakran.
Vasil Papai Sheq Marinas
Aristir Rrapi Gjokalli
dhe shume te tjere si keta qytetare
I bejne thirrje kryetarit te emeruar te bashkise Fier , Z Subashi ti trajtoje ne menyre te barabarte qytetaret Fierak dhe te zbatoje ligjin e gjendjes se fatkeqesis natyrore.