Basha: Ekspertët kombëtarë ngrenë zërin për testime, kam kontaktuar me ndërkombëtarët, do të vijnë kite

Tuesday, 14 Prill 2020 22:27

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, kreu i Opozitës, Lulzim Basha u shpreh se zërat e ekspertëve kombëtar kanë ngritur zërin për rritjen e numrit të testimeve.

Ai tha se ka pasur kontakte me partnerë ndërkombëtar të cilëve u ka kërkuar ndihmë për sigurim mjetesh mbrojtëse shëndetësore dhe kite.

Basha: Përshëndes zërat gjithmonë e më të fortë të ekspertëve kombëtar, duke përmendur edhe doktor Pipero, dhe të tjerë ekspertë që kanë ngritur zërin për nevojën që të shtohen testimet. Unë personalisht, nuk jam mjaftuar vetëm me kërkesën ndaj qeverisë, por kam pasur edhe kontakte me partnerët ndërkombëtar. Fatmirësisht një nga partnerët tanë më të fuqishëm dhe kryesor, SHBA, përmes një fondi të USAID ka bërë të mundur që të vijnë një numër i madh kitesh në Shqipëri. I kam kërkuar OBSH-së të njëjtën gjë prej më shumë se 3 javësh. Nuk e kemi qëndruar vetëm në rolin e propozuesit, por kemi bërë çështje e mundur që të ketë testime masive dhe të sigurohen pajisje për shëndetësinë. Pa ditur me saktësi gjithë përmasat e ajsbergut, jo vetëm majën, do të jetë shumë e vështirë që t’i largohemi rrezikut që kërcënon jetët e qytetarëve shqiptar. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...