Gazetari italian flet për mafien shqiptare: Ortakëria me politikën dhe si po funksionon në kohën e COVID-19

E mërkurë, 15 Prill 2020 11:47

Gazetari i njohur italian Roberto Saviano, i cili prej vitesh shkruan për mafien italiane dhe atë ndërkombëtare, aktualisht ndodhet në SHBA dhe ka pranuar një video-konferencë me një numër të ngushtë gazetarësh të huaj, mes të cilëve dhe gazetaren e RTV Ora News, Alba Kepi në Romë.

Roberto Saviano iu përgjigj interesit të gazetares mbi një opinion të tij mbi Shqipërinë, politikën dhe mafien shqiptare. Sipas tij mafia shqiptare është fuqizuar shumë jo vetëm në rajon, por edhe në gjithë Europën e SHBA.
“Shqipëria është një vend plot mafie. E gjithë politika e mohon dhe ajo më e `hapura apo brilante`, siç është ajo aktuale. Mohojnë ekzistencën e mafieve e të dhënat janë të vështira për t’i kuptuar. Mafia shqiptare është e fuqishme në Itali, në Gjermani, në Francë, në Skandinavi, në Nju Jork. Mafie të fuqishme shqiptare janë: Mafia në Tiranë, në Prishtinë, në Mal të Zi e mafia shqiptare në Maqedoni. Dhe në Greqi mafia shqiptare është e rëndësishme dhe e qëndrueshme. Këto mafie janë shumë të dhunshme. Menaxhojnë monopolin e marijuanës”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu Saviano shprehet i bindur se mafia shqiptare është e bërë njësh me politikën dhe kjo e fundit nuk bën dot pa marrëdhënien e ngushtë me atë.

“Politika shqiptare nuk bën dot pa marrëdhënien me mafian. Sa herë që unë flas, del dikush në Shqipëri që thotë; “ne jemi kaq pak, jemi kaq vend i vogël, njihemi të gjithë me njërit-tjetrin, nuk besoj se është e vërtetë”. Por në të vërtetë në Shqipëri, bandat kriminale bëjnë punën e tyre. Problemi i vërtetë në Shqipëri është politika. Çdo tender, çdo mundësi qoftë e vetme fitimi i nënshtrohet tutelës së familjeve të politikës, të interesave, miqve, pra e ngjashme si dhe në Itali. Me shumë mundësi, mendoj se problemi i politikës shqiptare është më kompleks se ai i mafies. Mafia shqiptare e mafia italiane janë sot një gjë e vetme, me një detaj të rëndësishëm sot 'Cosa Nostra' amerikane, pra jo ajo italiane, por 'Cosa Nostra' amerikane që bashkon të gjithë kalabrezët, napoletanë, puliezë, pranon në radhët e saj shqiptarë. Pra sot një shqiptar mund të jetë pjesë e 'Cosa Nostra' amerikane. E kjo është një gjë e rrallë”, ka deklaruar Saviano.

I pyetur se, “a mund të çojë pandemia në rrezikun e një bombe sociale; njerëz që nuk kanë më para rrezikojnë të bien në duart e kriminalitetit”, Salvini deklaroi:.

“Po ndodh. Një gjë e tillë po ndodh. Organizatat kriminale janë aktivizuar në këtë drejtim, kanë nisur të shpërndajnë qese me ushqime në lagjet me të varfra, po shpërndajnë para e për herë të parë japin para pa fajde, pra pa interes, me strategjinë që më pas të kërkojnë favore, të shtojnë radhët e mbështetjes me njerëz, në vota në zgjedhje, pjesëmarrje të emrave në shoqëri kriminale. Po ndodh në Bari, Palermo, Napoli e në periferitë e Milanos, Torinos. Për të luftuar këtë fenomen zgjidhje e vetme është likuiditeti që shteti duhet të ndërhyrë më para cash në ndihmë të qytetarëve. Me një ndihmë bankare, me një kartë krediti që të lejon të paktën të bësh pazar, të ushqehesh. Tek sipërmarrjet situata është akoma më shqetësuese, ka një mekanizëm të caktuar të mafies për të gllabëruar sipërmarrjet”.

Gjithashtu ai ka folur në këtë intervistë, edhe për mënyrën se si po funksionojnë trafikantët dhe shpërndarësit e drogës, në këtë kohë të koronavirisut.

“Merkato e drogës është në rritje sistematike të përhershme. Sipas të dhënave, në SHBA po përdoret strategjia e shitjes së drogës përmes shërbimit të transportit të ushqimeve në shtëpi. Trafikanti ta sjell drogën sikur ke porositur sallatë o picë o një ushqim tjetër. Por interesante është se pandemia si dhe çdo moment tjetër krize nuk shton përdorimin e kokainës, por të heroinës. Kokaina është një drogë që të shtyn të jesh aktiv në botë, e heroina ka efekt të kundërt, të izolon nga bota. Lufta, pandemia, fatkeqësitë natyrore nuk sjellin reduktim të drogës. Momentalisht është mjaft fitimprurës trafiku i heroinës, ndërsa konsumatorët e kokainës kanë vështirësi në gjetjen e saj për shkak të izolimit e çmimet e kokainës po rriten mjaft së fundmi. Në vend që të ulet çmimi, pasi po tkurret numri i konsumatorit, çmimi i kokainës rritet pasi ka vështirësi shpërndarja e saj tek konsumatorët, për shkak të masave të izolimit nga pandemia. Trafikantët në këtë moment kanë një krizë në shpërndarjen e drogës, por jo në trafikimin e saj, në importimin e saj, kontrolli i porteve, i kontejnerëve është jo në nivelin e lartë pasi emergjenca është diku tjetër në këtë moment”, ka treguar ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...