Ja sa është mosha mesatare e viktimave nga Covid-19 në Shqipëri

E mërkurë, 15 Prill 2020 16:58

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Sivla Bino ka folur më shumë rreth situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Duke folur për AbcNews Bino është shprehur edhe për mungesën e të dhënave krahasimore në vendin tonë, sa i përket publikimit të rasteve nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Një e dhënë që mungon në raportimet ditore të MSH janë edhe mosha mesatare e të sëmurëve apo atyre që kanë ndërruar jetë.

Bino u shpreh:

 “..Në grupmoshat, nën moshën 50 vjec vdekjet janë në 2-3 per qind, vdekshmëri normale sa i përket koronavirusit. Ndërsa, vdekshmëria në grupe të tjera është shumë më e lartë…Duhet të mbajmë parasysh se Italia ka një grupmoshë të larta. Ka edhe grupmosha të larta që e kanë lënë spitalin.”

Ndërsa sa i përket, moshës mesatare të personave që kanë ndërruar jetë në vendin tonë si pasojë e koronavirusit, Bino u shpreh se bëhet fjalë për persona mbi 65 vjeç. Sipas saj, shumë prej tyre kanë qenë mbi 70-vjeç.  

Login to post comments