Shoqata e Prodhuesve thirrje konsumatorëve: Blini produktet shqiptare! Qeveria të na mbështesë

E Enjte, 16 Prill 2020 16:19

Kur në të gjithë vendin puna është pezulluar në shumë sektorë, biznesi i bën thirrje qeverisë që të mbështesë produktet vendase. Sekretari i përgjithshëm i bashkimit të prodhuesve Arben Shkodra thotë se produktet ‘Made in Albania’ duhet të promovohen fort nga qeveria në kohën kur importi ka vështirësi për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19

“Qeveria duhet të promovojë fort në cdo daljen të vetën prodhuesin vendas. Duhet ta lehtësojë sa më shumë prodhuesin vendas me qëllim që prodhuesi vendas të zërë të paktën në këto moment kur produktet e importit kanë vështirësi për të aksesuar në tregun tonë duhet ta promovoj fort. Po të lehtësohet prodhuesi vendas, po të lehtësohet fermeri po të lehtësohet përpunuesi unë mendoj qe produktet tona tashmë kanë filluar të jenë produkte të cilat mund të konkurrojnë lehtshëm në tregun e huaj dhe aq më tepër në tregun e brendshëm.”, tha Arben Shkodra.

Ekonomia tashmë ndodhet në një moment të vështirë, ku sektorët më të goditur janë prodhimi, shërbimet si dhe agrobiznesi. Kryetari i shoqatës së prodhuesve të birrës vendase Stefan Pinguli garanton qytetarët se produktet vendase si uji, birra apo lëngjet janë të një cilësie nga më të mirat dhe i bën thirrje qeverisë ti ndihmojë këto biznese në rritjen e investimeve.

“Duhet të kuptojmë një gjë që të ndihmojmë njëri tjetrin duhet të ndihmojmë shoqërinë që të ndihmojmë shoqërinë duhet të lëvizim kapitalin dhe produkti vendas të jeni të sigurt që është shumë më bio se të gjithë produktet e tjera. Nuk them vetëm për birrën por qoftë dhe molla, dardha të gjitha janë produkte të prodhuara në një tokë e cila është e pa invaduar akoma me elementët kimikal të standardeve ndërkombëtarë të cilët e kanë të domosdoshme të bëjnë prodhime të mëdha dhe birrën ne po bëjmë çështje e mundur ta çojmë tek shtëpia e konsumatorit dhe kosto tonë janë të larta.”, pohoi Stefan Pinguli.
Pinguli pranon se kostot e produkteve janë të mëdha, dhe për t’i ulur ato sheh vetëm një rrugë. Ai iu bën thirrje konsumatorëve të blejnë sa më shumë produkte shqiptare për të ulur koston e tyre e për rrjedhim më vonë edhe çmimet.

Stefan Pinguli-Ne po bëjmë përpjekje të jashtëzakonshme të japim produkte shumë interesante dhe bota është mahnitur nga produktet tona por kemi një problem të madh që kostot e këtyre produkteve i kemi të mëdha. sikur të kemi kosto produktesh 20% më të vogla ne do kishim të hapur tregun ndërkombëtar problem është që ne duhet të popullarizojmë produktin tonë brenda vendit. Mbi këtë bazë unë i siguroj që produktet e birrës, lëngjeve, të ujit janë goxha më të mira se ndërkombëtarë. I lutem klientit të na shikoj seriozisht edhe ne gjithashtu.

Edhe sipërmarrësi Adi Haxhiymeri, i cili administron një fabrikë mielli thotë se çdo para që harxhohet nga qytetarët duhet të shkojë për prodhimin vendas. Sipas tij cilësia dhe certifikimi i produkteve i bëjnë më të besueshëm prodhimet shqiptare për tregun vendas.

“Edhe ne e kërkojmë me forcë këtë gjë sipas kushteve të caktuara p.sh të përfshihen të gjithë artikujt që janë të certifikuar, por unë do doja çdo para e dalë nga buxheti I shtetit dhe të gjithë fondet që kanë arritur të krijojnë shoqatat bamirëse të konsumohen në radhë të parë me produkte shqiptare. Bëhet fjale për produkte të certifikuara ku kosto e prodhimit të tyre është minimalisht 50% shqiptare, produkte ka pafund cilësore, sot Shqipëria eksporton kudo dhe unë mendoj se është më e nevojshme se kurrë.”, tha Adi Haxhiymeri. Disa ditë më parë ‘Biznes Albania’ i bëri thirrje qeverisë që të nxitet konsumimi i prodhimeve shqiptare dhe blerjet për nevoja të popullatës të jenë prodhime vendi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...