Francë/ 1% e GDP për 9 milionë punëtorët e izoluar në shtëpi nga COVID-19…

E Enjte, 16 Prill 2020 17:22
Nga Kastriot Islami 
 

Ky shënim është vetëm e thjesht për krahasim e transparencë në mënyrë që shqiptarët të mësojnë se çfarë bëhet në vendet e tjera që ndodhen në të njëjtën situatë izolimi nga COVID-19 si vendi ynë. Për 9 milionë punëtorë të mbyllur në shtëpi nga COVID-19, qeveria franceze ka vënë në dispozicion 1 përqind të buxhetit duke iu siguruar ndërkohë edhe vendin e punës. Bëjeni vetë krahasim! Dikush nga mbështetësit e qeverisë do të thoshte se “s’na duhet Franca sepse s’krahasohemi me francezët??!!”. Përgjigja është e thjeshtë: Së pari s’bëhet fjalë që në vendin tonë të dalin në “papunësi të pjesshme 9 milion punëtorë. Dhe së dyti në këtë shënim s’kërkohet që të vihet në dispozicion shuma që ka vënë në dispozicion qeveria franceze nga buxheti i shtetit, por vetëm një e qindta e GDP së prodhuar nga puna e shqiptarëve. Sepse shqiptarëve i duhet kjo asistencë nga buxheti i tyre për një “ditë të vështirë” siç janë këto ditë izolimi nga COVID-19. Aq më tepër që një pjesë e këtyre parave në vend që të përfundonte në buxhetin e shtetit, ka përfunduar për shkak të korrupsionit qeveritar në xhepat e qeveritarëve apo oligarkëve...! Vetëm kaq!

Franca ka një popullsi mbi 65 milionë. Për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, rreth 9 milionë punëtorë të ndërmarrjeve të vogla e të mesme janë në “papunësi të pjesshme”. Kjo shifër përbën një të tretën e punëtorëve të ndërmarrjeve të vogla e të mesme. Ose rreth 14 përqind të popullsisë së Francës. Ky është një regjim i “detyruar” nga qeveria për të gjithë ndërmarrjet e vogla e të mesme, të cilat për shkak të izolimit kanë mbyllur apo reduktuar aktivitetin e tyre dhe për rrjedhojë do të largonin punëtorët nga puna në pamundësi për t’i paguar.

*

 

Në këtë regjim të detyruar nga qeveria, ndërmarrjet nuk lejohen të largojnë punëtorët e tyre nga puna duke i paguar “pagën e pjesshme” vetëm për orët e punës që kryejnë. Pjesën tjetër të pagës, për kohën që punëtori (që mund të jetë koha e plotë, 152 orë në muaj, nëse ndërmarrja e ka mbyllur plotësisht aktivitetin) qëndron në shtëpi në regjimin e “papunësisë së pjesshme” do ta paguajë qeveria nga një fond i buxhetit. Kjo pjesë e pagës do të jetë jo më pak se 70 përqind e pagës normale bruto ose 84% e pagës neto. Konkretisht, dikush që merrte deri para vendosjes së masave të izolimit një pagë neto prej 2000 euro në muaj, do të mund të marrë sipas kësaj skeme 1680 euro muaj, në rast se s’punon fare.

*

Paga e paguar nga punëdhënësi, që quhet “pagë e krizës”, në realitet rimbursohet nga qeveria. Një shumë prej 22 miliardë euro nga buxheti i shtetit është vënë në dispozicion vetëm për regjimin e “papunësisë së pjesshme”. Kjo përbën rreth 1 përqind të GPD së Francës… Shuma që punëdhënësi i paguan çdo muaj punëtorit në “papunësi të pjesshme”, gjatë tre muajve të krizës, në realitet vjen nga buxheti i shtetit, e cila mbi bazën e një formulari i transferohet ndërmarrjes ku bën pjesë punëtori në “papunësi të pjesshme”… Pra, 9 milionë punëtorët e ndodhur, për shkak të masave kundër COVID-19, në “papunësi të pjesshme”, do të paguhen nga buxheti i shtetit.

*

Përmbledhtas, rreth 9 milionë punëtorë nga ndërmarrjet e vogla e të mesme, ose rreth 14 përqind të Francës, së pari nuk do të lejohet të humbasin vëndin e punës, dhe së dyti, do të marrin duke qëndruar të izoluar në shtëpi nga COVID-19, një pagë prej 84 përqind të pagës së tyre neto të mëparshme. E gjithë kjo masë do të paguhet nga buxheti i shtetit, që ka vënë në dispozicion 22 miliardë euro ose 1 përqind të GDP. Madje punëtorët janë siguruar edhe për periudhën pas pandemisë nëse ndërmarrja do të falimentonte; në këtë rast ndërmarrjeve në vështirësi apo në prag të falimentimit, do të do t’i ofroheshin paketa asistence nga buxheti i shtetit për të kaluar vështirësitë apo për të mos falimentuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...