Basha takon ministrin e jashtëm të Hungarisë:Nuk jemi vetëm

Premte, 17 Prill 2020 12:44

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Hungarisë.

Në një njoftim të zyrës për mediat në selinë blu, thuhet se kreu i PD-së ka kërkuar nga Hungaria ndihmë për Shqipërinë, për tu përballur më mirë me gjendjen ku ndodhemi.
‘Mirënjohje për Hungarinë, kryeministrin Orban dhe ministrin e jashtëm Peter Szijjarto për ndihmën e çmuar për pajisje mbrojtëse në këto ditë të vështira për vendin tonë, ku po rritet çdo ditë numri i të infektuarve në rradhët e stafeve mjekësore.

E falenderova personalisht ministrin Szijjarto dhe i kërkova të shohë mundësinë për të ndihmuar edhe më tej Shqipërinë e cila sot po përballet edhe me një krizë të madhe ekonomike, ku papunësia dhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm rritet çdo ditë.

Nuk jemi vetëm’, thuhet në njoftimin e bërë nga PD

Login to post comments