Vjedhja Rama–Abazi e të rikthyerve në hotelet karantinë, akt i mirëfilltë kriminal

Saturday, 18 Prill 2020 15:04

Nga Sali Berisha.
Pasi kreu krimin e rëndë kundër njerëzimit ndaj shtetasve shqiptarë, të cilëve si asnjë vend tjetër në botë përveç Koresë së Veriut, papritmas dhe pa paralajmërim u mbylli kufijtë e vendit në kohën që ata ndodheshin jashtë shtetit, Edvin Kristaq Xhelati dhe Sadri Abaz Mafiozi kanë vendosur të majmen duke i vjedhur dhe rrjepur ata me t’u rikthyer në vendin e tyre.

Kështu, këta hajdutë amoralë nuk i lejojnë të rikthyerit të shkojnë në karantinë në shtëpitë e tyre, por i detyrojnë të shkojnë direkt në hotelet e mafiozit të pashpirt Sadri Abazi dhe ky i fundit të ndajë paratë e tyre me Edvin Kristaq Xhelatin.
Po ju rikujtoj këtu se ky është një diskriminim i rëndë antiligjor dhe vjedhje e pastër që iu bëhet këtyre qytetarëve. Kjo sepse:
1- qytetarët shqiptarë që u riatdhesuan 3 javë më parë erdhën në atdhe me pa pagesë dhe shkuan direkt në shtëpitë e tyre.
2- Sot shumica e qytetarëve që dalin me COVID-19 pozitiv në Shqipëri, madje dhe shumica e të sëmurëve me CIVID-19 kalojnë karantinën dhe semundjen në shtëpi. Kurse qytetarët që rikthehen nga jashtë nuk i lejojnë të bëjnë karantinën në shtëpitë e tyre, por duhet të shkojnë në hotelet e mafiozit Sadri Abazi për të mbushur baulet me para ai së bashku me Edvinin, që përdor postin dhe epideminë për të bërë para për vete dhe klientelën e tij. Kë është një krim i shëmtuar.
Iu bëj thirrje të rikthyerve të refuzojnë të gjithë karantinën për të mbushur xhepat Rama -Abazi dhe ta bëjnë atë në shtëpitë e tyr - sikundër i ftoj të ngrenë padi kundër Edvin Kristaq Xhelatit dhe narkoshtetit të tij pranë Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg, për krimet e kryera ndaj tyre.
Vjedhja Rama – Abazi e të rikthyerve, një akt i mirëfilltë kriminal.
Pasi kreu krimin e rëndë kundër njerëzimit ndaj shtetasve shqiptarë, të cilëve si asnjë vend tjetër në botë përveç Koresë së Veriut, papritmas dhe pa paralajmërim u mbylli kufijtë e vendit në kohën që ata ndodheshin jashtë shtetit, Edvin Kristaq Xhelati dhe Sadri Abaz Mafjozi kanë vendosur të majmen duke i vjedhur dhe rrjepur ata me t’u rikthyer në vendin e tyre.

Kështu, këta hajdutë amoralë nuk i lejojnë të rikthyerit të shkojnë në karantinë në shtëpitë e tyre, por i detyrojnë të shkojnë direkt në hotelet e mafiozit të pashpirt Sadri Abazi dhe ky i fundit të ndajë paratë e tyre me Edvin Kristaq Xhelatin.

Po ju rikujtoj këtu se ky është një diskriminim i rëndë antiligjor dhe vjedhje e pastër që iu bëhet këtyre qytetarëve. Kjo sepse:
1- qytetarët shqiptarë që u riatdhesuan 3 javë më parë erdhën në atdhe me pa pagesë dhe shkuan direkt në shtëpitë e tyre.
2- Sot shumica e qytetarëve që dalin me COVID-19 pozitiv në Shqipëri, madje dhe shumica e të sëmurëve me CIVID-19 kalojnë karantinën dhe semundjen në shtëpi. Kurse qytetarët që rikthehen nga jashtë nuk i lejojnë të bëjnë karantinën në shtëpitë e tyre, por duhet të shkojnë në hotelet e mafiozit Sadri Abazi për të mbushur baulet me para ai së bashku me Edvinin, që përdor postin dhe epideminë për të bërë para për vete dhe klientelën e tij. Kë është një krim i shëmtuar.

Iu bëj thirrje të rikthyerve të refuzojnë të gjithë karantinën për të mbushur xhepat Rama -Abazi dhe ta bëjnë atë në shtëpitë e tyre- sikundër i ftoj të ngrenë padi kundër Edvin Kristaq Xhelatit dhe narkoshtetit të tij pranë Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg, për krimet e kryera ndaj tyre.

Modifikuar më Saturday, 18 Prill 2020 15:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...