Zëdhënësja e PD: Humbasim dy vende në Indeksin e Shtypit të Reporterëve pa Kufinj, ja ku e ka çuar Rama Shqipërinë

Tuesday, 21 Prill 2020 11:50

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar përditësimin e klasifikimit të Indeksit për Shtypin të Reporterëve pa Kufinj ku Shqipëria ka humbur dy vende.

Zhupa thotë se arsyeja është Edi Rama që me gjuhën kërcënuese, ligjin anti-shpifje, ofendimet, shoqërimet në polici të disa gazetarëve, monopolizimin me anë të ERTV e ka çuar Shqipërinë të klasifikohet pas Timorit, Maltës dhe Kirgistanit.
STATUSI I INA ZHUPËS

Shqiperia bie me dy vende ne Indeksin e Shtypit te Reporteve pa Kufinj.

Shqiperia eshte perkeqesuar perseri ne indexin e lirise se medias! Ka rene dy vende nga viti i shkuar, duke u renditur tashme ne vendin 84 nga 82 qe ishim vjet.

Rama e ka cuar Shqiperine te klasifikohet pas shteteve si Kirgistani, Timori, Malta, Hong Kongu.

Ligji “anti shpifje” i kundershtuar nga Keshilli i Europes por edhe nga organizma te tjere nderkombetar dhe shoqeria civile, gjuha kercenuese edhe ofenduese e Rames ndaj gazetareve edhe medias, shoqerimi ne polici me te padrejte e disa prej gazetareve me justifikimin e fake news, monopolizimi i aktiviteteve shtetetore tek ERTV, mos dhenia e informacionin zyrtar qe kerkon ligji jane disa nga arsyet qe mund te kene cuar ne kete klasifikim te Shqiperise.

Login to post comments