Kryeministri Edi Rama ka kufizuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve me mjetet e tyre, duke shpikur teori nga më të çmendurat deri te më të frikshmet.
Kështu, ata që duhet të lëvizin për probleme shëndetësore duhet të tregojnë dokumentin e problemit shëndetësor. Kjo është një shkelje flagrante mbi të drejtën për të mbajtur sekret problemet shëndetësore.
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në FB, thotë se kjo thyen çdo rekord të zi.
DENONCIMI I BERISHES
Me lejet për vizitë shëndetësore, kryehorri i kombit thyen çdo rekord të zi!
Miq, me lejet për vizitë shëndetësore, kryehorri i kombit, ky manjak i sëmurë, do të mësojë dhe pasaportën tuaj shëndetësore!
Këtu Sulltan Salep Surreli ia kaloi dhe etërve të tij xhelat Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar, Spiro Xhelat Kolekës dhe Kristaq Xhelatit dhe Kim Jong Unit!
Kjo ndodh vetëm në narkoshtetin e vetëm në Europë, narkodiktaturën e tij dhe jo në asnjë lloj regjimi tjetër!