Masat për të luftuar koronavirusin, Shqipëria del nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut

Tuesday, 21 Prill 2020 15:34

Në kohën kur Shqipëria është futur në muajin e dytë të gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë së COVID-19, qeveria shqiptare ka njoftuar Këshillin e Europës për tërheqjen e përkohshme nga Konventa Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.karantine

Me anë të një note verbale, qeveria shqiptare e njofton KiE se për shkak të masave që janë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit COVID-19, nuk mund të përmbushen kriteret e vendosura në nenet 8 dhe 11 të kësaj Konvente.

Në letrën e dërguar, qeveria shqiptare ka sqaruar se të drejtat e njeriut që cenohen nga këto masa të marra prej datës 24 mars dhe që një pjesë e madhe e tyre do të vijojnë të jenë në fuqi deri në datën 23 qershor, datë kur zgjat edhe gjendja e jashtëzakonshme.

“Më 24 mars 2020, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë vendosi gjendjen e katastrofës natyrore, në mënyrë që të sigurojë kontrollin e përhapjes së virusit COVID-19 në të gjithë territorin e Shqipërisë. Qëllimi i vendimit është të rrisë sigurinë epidemiologjike, të kufizojë përhapjen e COVID-19 dhe të sigurojë shëndetin publik në nivel kombëtar.

Vendimi i Këshillit të Ministrave kufizoi disa të drejta themelore të njeriut dhe lirinë e parashikuar në nenet 37, 38, 41, paragrafi 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës së Shqipërisë. Gjendja e katastrofës natyrore filloi në 24 mars 2020.

Masat e miratuara nga qeveria, ndër të tjera, përfshijnë kufizimin gradual të trafikut ajror, tokësor dhe detar, pezullimin e procesit arsimor, vendosjen e procedurave të karantinës dhe izolimit, kufizimin e manifestimeve dhe grumbullimeve, kufizimin e së drejtës së pronës etj., rregullore e veçantë për ofrimin e shërbimit publik dhe procedurat administrative.

Zbatimi i masave të ndërmarra nga qeveria jep arsye për domosdoshmërinë për të shmangur detyrimet e caktuara të Republikës së Shqipërisë, në bazë të Neneve 8 dhe 11 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirisë Themelore, nenet 1 dhe 2 të Protokollit të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirisë Themelore dhe Nenit 2 të Protokollit Nr. 4 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirisë Themelore”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e Këshillit të Europës.

Dy artikujt në fjalë nga të cilët Shqipëria ka vendosur të tërhiqet përkohësisht, trajtojnë të drejtën e privatësisë, lirisë dhe të pronës. Por, gjithashtu, edhe të drejtën për t’u grumbulluar dhe tubuar paqësisht. Një masë të ngjashme me Shqipërinë e kanë marrë edhe disa vende të tjera europiane, madje edhe anëtare të Bashkimit Europiane, si Austria, Kroacia, Republika Çeke dhe Estonia. Por edhe vende me demokraci më pak të zhvilluar si Armenia, Azerbajxhani apo Gjeorgjia.

Që pasi u bë anëtare e Këshillit të Europës në 5 korrik 1995, Shqipëria mori 1 vit kohë për të ratifikuar Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ky dokument u pranua zyrtarisht nga vendi ynë në korrik të vitit 1996, bashkë me protokollet shtesë të saj, përkatësisht Nr. 1, Nr. 2, Nr. 4, Nr. 7, Nr. 11. Ky vendim për t’u tërhequr përkohësisht nga Konventa dhe pika të caktuara të saj nuk bëhet për herë të parë nga vendi ynë.

Më herët, Shqipëria është tërhequr edhe më parë nga disa pika të Konventës, gjatë trazirave të viteve 1997. Por pasi gjendja u normalizua, Shqipëria i është nënshtruar sërish gjithë parashikimeve të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Vlen të theksohet se gjatë këtyre javëve të gjendjes së karantinës nën regjimin e gjendjes së jashtëzakonshme, nga organizatat e të drejtave të njeriut ka pasur disa ankesa se po cenohen disa nga liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

• ARTIKULLI 8

E drejta për respekt ndaj jetës private dhe familjare 1. Gjithkush ka të drejtë të respektohet për jetën e tij private dhe familjare, shtëpinë e tij dhe letërkëmbimin e tij. 2. Nuk do të ketë ndërhyrje nga një autoritet publik në ushtrimin e kësaj të drejte, përveç rasteve kur është në përputhje me ligjin dhe është e domosdoshme në një shoqëri demokratike për mbrojtjen e sigurisë kombëtare, sigurisë publike ose mirëqenies ekonomike të vendit, për parandalimin e trazirave ose krimit, për mbrojtjen e shëndetit dhe të normave, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.

• ARTIKULLI 11

Liria e tubimit dhe e shoqatave 1. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mbledhjes paqësore dhe lirisë së shoqërimit me të tjerët, përfshirë të drejtën për të formuar dhe për t’u bashkuar me sindikatat për mbrojtjen e interesave të tij. 2. Asnjë kufizim nuk do të vendoset në ushtrimin e këtyre të drejtave, përveç atyre që përcaktohen me ligj dhe janë të domosdoshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë kombëtare …

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...