Nga Naim Hasani
Për shumë ditë kam ndjekur izolimin total të popullatës në Shqipëri dhe kufizimin pa kriter të lirive themeltare të individit si rrezultat i situatës së krijuar nga Covid -19.
Në pamje të parë të krijohej përshtypja që ky është nje vendim tërësisht i drejtë, në kushtet ekstreme ku ndodhemi.
Mbyllja brenda për të ndaluar përhapjen e virusit është një masë e domosdoshme por në fakt , pikërisht këtu fillon edhe dallimi mes një qeverie demokratike në shërbim të qytetarëve dhe nje qeverie autokratike me thelb sa autokratik dhe diktatorial.
Menjëherë pas mbylljes, të shpallur nga qeveria Britanike, ministri i financave njoftoi një paketë masive financiare për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të mëdha, për të përballuar situatën katastrofike ku ndodhemi.
Një shembull i qartë ishte ndalimi i menjëhershëm i taksave të biznesit te vogël për një vit dhe një "grant automatik " prej £10,000.
Po ashtu qeveria konfirmoi që cdo biznes nuk do të ketë nevojë të pushojë punëtorët nga puna, por t'i lerë në shtëpi pa punuar, si kontigjent i gatshëm për tu kthyer në punë kur të mbarojë izolimi, duke u paguar punëtorëve 80% të rrogave deri në 30 Qershor 2020 . Përllogariten dhjetra miliona punëtorë me kontratë pune apo të vetëpunesuar.
Distancimi social operon në mënyrë të qartë dhe supermarketet janë organizuar sipas rregullave e me disiplinë dhe qyetarët janë të ndërgjegjshem për rrezikun që ka për jetën Coronavirus . Kështu që kujdesi është dhe nga ana e tyre si blerës.
Spitalet po lufojnë pa reshtur me nje virus të panjohur më parë dhe të padukshëm e përpjekjet për të gjetur nje vaksinë po vazhdojnë me intensitet duke u financuar në maksimum nga qeveria.
Pasojat e kësaj situate të tmerrshme do të ndihen fort dhe për një kohë të gjatë . E ajo çfarë një qeveri demokratike dhe e përgjegjshme mund të bëjë , është të jetë me dhe pranë qytetarëve për të zbutur sa më shumë pasojat e ketij virusi që po gjunjëzon botën.
Duke qenë se jemi qytetarë shqiptarë dhe Britanikë është normale të drejtosh sytë e mendjen nga vendi ku jeton por padyshim nuk mund te jemi pafund indiferentë ndaj situatës ne Shqipëri dhe mënyrës se si po e menaxhon emergjencën qeveria shqiptare.
Padyshim nuk mund te ketë krahasim gjithëpërfshirës mes dy vendeve ndërkohë që Britania , ekonomia e pestë në botë dhe Shqiperia , një ndër vendet më të varfra në Europë me nje sistem ekonomik te bazuar në koncensione oligarkike dhe korrupsion galopant në cdo pjesë të shoqerisë.
Gjithsesi në të dyja vendet virusi eshte i njejtë dhe pasojat janë të drejtperdrejta e imediate në jetën e qytetarëve.
Të mbyllësh të gjithë qytetarët brenda për t'i mbrojtur është një anë e medaljes por në anën tjetër njerëzit duan të jetojnë , dhe të ushqehen.
Gjendja standaloze e spitaleve në Shqipëri le shumë për të dëshiruar për trajtimin efektiv dhe me dinjitet te qytetarëve te infektuar.
Një numër i madh i të infektuarve do te çonte sistemin shëndetësor në Shqipëri drejt kolapsit total.
Niveli i lartë i testimeve është parësor për të kontrolluar dhe zhdukur Covid -19.
Nga ana mjeksore duket se zgjidhja është TESTIMI MASIV.
Nga ana tjeter biznesi, sidomos ai i vogel duhet mbështetur me të gjithë fuqinë ekonomike të qeverisë për të siguruar mbijetesën dhe ruajtjen e vendeve të punës si një ndër burimet kryesore të rimëkëmbjes ekonomike kur situata te qetësohet.
Qeveria e Rilindjes fatkeqesisht edhe kësaj here duket që ka vënë në themel te menaxhimit të situatës, propogandën dhe diktaturën absurde të kontrollit total të mjeteve të informimit publik.
Është për të ardhur keq por jo e papritur të shikosh Kryerilindasin se si u është bërë ferr shqiptarëve me daljet e tij televizive disa herë në ditë duke kultivuar presion psikologjik dhe frikësimin e publikut dhe duke shpallur veten "specialist " të gjithanshëm e shpetimtar.
Është tejet e pakuptimtë tëvlejosh njerëzit të dalin me orare në mënyrë masive duke rrezikuar më keq infektimin.
Lejimi i pensionisteve një ditë për ajrosje dhe një ditë tjetër i nënave me femije apo edhe kategorive të tjera janë thjesht shenja çoroditje dhe diktature ku "Madheria e tij " vendos si dhe cfarë të bëjë me qytetarët e vet.
Në keto kushte të tmerrshme, të varfërit nuk përfitojnë asgjë pervec urdherit "Rri në shtepi " Eksponentë të Rilindjes vrapojnë me dy çanta ushqimesh dhe kameramanët e skllavëruar kush të tregojë i pari se sa shumë i ka perzemër kjo qeveri shtresat ne nevoje duke u dhënë lëmoshë e duke u marrë dinjitetin në publikimin e identitetit të tyre në rrjete sociale e media vizive !
E pamvaresisht kesaj, eshte per te ardhur keq nënshtrimi total i medias dhe nje pjese te shoqerisë ndaj kësaj diktature dhe farse qe ka në thelb shperlarjen e trurit, kultin e individit dhe pasurimit personal edhe në kushtet e një tragjedie të vërtetë kombetare dhe botërore.
Një qeveri qe nuk ka asnjë plan konkret për të ndihmuar shtresat në nevoje . Një qeveri që ka shteruar nga idetë e kopjon cdo propozim te opozitës si ide te vetën është thjesht fatkeqësi kombëtare . Çuditërisht një pjesë e shqiptarëve duken të përmalluar për nënshtrimin 50 vjecar nga diktatura më e egër në Europë.
Shpresoj dhe besoj që qytetarët shqiptarë ta kuptojnë dhe ta mbajnë gjatë në kujtesë shperfilljen totale të Rilindjes jo vetem sot por për gati 7 vite, që nga ardhja në pushtet me mashtrimin më të madh që ka njohur sistemi politik shqiptar para dhe postkomunist.
Shpresojmë që ZOTI të jetë pranë shqiptarëve dhe ta kalojmë me sa më pak pasoja këtë situatë katastrofike për mbarë njerëzimin dhe të nxjerrim një mësim historik se ata që nuk u shërbejnë tërësisht interesit publik, nuk duhet dhe nuk do t'i lejojnë më kurrë të vijnë në pushtet dhe të mbretërohen në kurrizin e tyre.