Nga Kastriot Islami
“Djalli në botë vjen gjithmonë nga injoranca,” shkruante Albert Kamy në librin ‘Murtaja’. Kurse ish-presidenti i SHBA Abraham Linkoln është bërë i famshëm me deklaratën se “ju mund të mashtroni disa njerëz gjatë të gjithë kohës ose të gjithë njerëzit për një kohë të shkurtër, por nuk mund të mashtroni kurrë të gjithë dhe për gjatë gjithë kohës”.
Këto janë mesazhe aktuale e shumë të rëndësishme për shqiptarët kur jeta e tyrë është e rrezikuar më shumë se kurrë nga COVID-19.
Kur shëndeti i tyre ekonomik mund të rrënohet ekstremisht deri në uri për shumë familje dhe vështirë për t’u ringritur për disa deri dhjetëra vite. Por ajo që është më e rënda nga rreziqet dhe me pasoja të pariparueshme është shkatërrimi i shëndetit të tyre demokratik ose më saktë dhunimi i të drejtave të tyre themelore, rrënimi i demokracisë dhe shkatërimi i pluralizmit. *
Rama, me synimin e qartë të forcimit të pushtetit të tij personal, duke shfrytëzuar situatën e pandemisë, jo vetëm me injorancën dhe paaftësinë e tij ekstreme, po rrezikon jetën e çdo qytetari dhe shëndetin ekonomik të shumicës së familjeve shqiptare, por në mënyrë perverse e autoritare po shkatërron shëndetin e demokracisë shqiptare, duke dhunuar qytetarëve të drejtat themelore me “justifikimin” e nevojës për masa drastike ndaj COVID-19, gjë që nuk ndeshet në asnjë nga vendet demokratike të Evropës e planetit.
Këto veprime gjenden vetëm në Korenë e Jugut, Turkmenistan ku ka zero të infektuar dhe zero të vdekur dhe masa drastike diktatoriale.
*Rama ka shkuar aq larg me marrëzitë e tij në funksion të forcimit të pushtetit të tij personal, në kurriz të dhunimit të të drejtave themelore të shqiptarëve sa që ka marrë fshehtas e tinëzisht vendimin për t’u tërhequr nga disa elementë të rëndësishëm të Konventës së Këshillit të Europës për mbrojtjen e të drejtave themelore.
*Çfarë synon Rama më konkretisht me këtë veprim?
Së pari, të dashur shqiptarë, kjo do të thotë që Rama mund t’ju prekë pronën private, t’jua grabisë atë pa iu dhënë mundësi të ankoheni madje as të mund të shkoni e të ankoheni në Gjykatën e të Drejtave në Strasburg, sepse në Gjykatën tonë Kushtetuese as që bëhet fjalë të ankoheni se ajo nuk ekziston.
Së dyti, të dashur shqiptarë, Rama, me justifikimin e rrezikut të COVID-19, tani e tutje mund të futet kudo në jetën tuaj private, në celularin tuaj, në shtëpinë, tuaj, në makinën tuaj, në dosjen tënde mjekësor
Pra ai tani e tutje ka të drejtë të futet në privatësinë tuaj sepse me largimin nga kjo Konventë ka fituar ta kryejë këtë veprim pa iu futur asnjë asnjë gjemb në këmbë dhe ju keni asnjë mundësi të ankoheni.
Së treti, të dashur shqiptarë, ai me këtë veprim tinëzar, ka fituar të drejtën të dhunojë të drejtat tuaja themelore siç ka vepruar edhe gjatë këtyre javëve, t’ju mbajë në izolim e karantinë pafundësisht, ose aq gjatë sa vendos mëndja e tij e sëmurë, dhe ju mund të dënoheni nëse nuk zbatoni urdhrat e tij perverse.
Së katërti, të dashur shqiptarë, më i rëndi është dhunimi pasues, më konkretisht nëse ju do të revoltoheshit nga të gjithë dhunimet e mësipërme, dhe do t’ju shkonte mëndja të reagonit, ju nuk keni më filluar nga ky moment asnjë mundësi të protestoni siç ju mendoni e parashikon Kushtetuta juaj, sepse këtë drejtë themelore që pas 50 vjetësh diktaturë ju e fituat në 1991, Rama jua ka fshirë.
Përmbledhtas, pra nga sot e tutje, Rama mund të bëjë çfarë të dojë me çdo shqiptar, me pronën e tij private, me privatësinë e tij, mund të dhunojë shumë nga të drejtat e tij themelore dhe sipas mendjes së tij të sëmurë e perverse ju nuk do të keni më asnjë mundësi apo të drejtë të reagoni apo të protestoni, por duhet të mbyllnin gojën dhe të nënshtroheni..
* Largimi nga respektimi i plotë i Konventës së të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës, sic ka ndodhur gjatë 30 vjetëve demokraci, është rikthim në diktaturë. Ngul në këmbë në termin diktaturë sepse nuk ka më asnjë hapësirë për të thënë se Rama është thjesht një drejtues që aplikon masa drastike apo shfaq sjellje autoritare.
Rama qartësisht ka krijuar të gjithë kushtet e rrethanat për të vendosur në çdo moment diktaturën e një individi. Mos t’ju duket ekzagjerim!
Shqiptarët duhet të reagojnë duke kuptuar se sic thotë Kamus se “djalli vjen gjithnjë nga injoranca”. Dhe duhet të reagojnë që një ditë të mos jetë vonë për të kuptuar se “shqiptarët në shekullin XXI u mashtruan të gjithë së bashku për një kohë të gjatë nga një individ pervers e mediokër”… diametralisht ndryshe nga çfarë deklaron ish-presidenti amerikan Abraham Linkoln për popujt me ndërgjegje dhe përgjegjshmëri të mjaftueshme për të mbrojtur lirinë, të drejtat e tyre themelore dhe sistemin demokratik pluralist.