“Beteja me Covid – 19 = Emergjencë ngritja e Task Forcës së përbashkët me Kosovën”!

E Enjte, 23 Prill 2020 09:19

 Nga Gjeneral * AHMETAJ:

Paraprakisht, falënderoj 10-ra gazeta dhe portale për publikimin e opinionit: Covid - 19 = këmbanë e fortë alarmi për përditësimin e misionit të NATO-s si dhe zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë kombëtare!

Po ashtu, përshëndes mijëra kolegë/miq dhe bashkëqytetarë brenda dhe jashtë vendit, për konsideratat-inkurajuese dhe rezervat-racionale që më kanë adresuar jo vetëm për këtë opinion, por në mënyrë konstante!

Së dyti, po paraqes dy mesazhe më të thjeshta nga beteja e përbotshme me Covid - 19:

Mesazhi i parë: Besimplotë se NATO, do të trasformohet, zhvillojë kapacitete & mbetet garancia e sigurisë së qytetarëve, modeli i standarteve dhe vlerave të demokracisë në hapësirën Euratlantike dhe mbarë globin.

Mesazhi i dytë: Mbetet emergjencë trasformimi i institucioneve të sigurisë & zhvillimi i kapacitete të afta në përballjen me rreziqet ndaj jetës, shëndetit, mirëqënies së qytetarëve dhe interesave kombëtare. 

Së treti, përmbledhje qartësuese rreth  rekomandimeve strategjike:

  • Përbuzje ndaj qasjes: “Parti-Shtet; Udhëheqësit-Baba”, STOP përdhosjes së kuvendit, institucioneve shtetërore dhe mekanizmave kushtetuese “sipas pëlqimit, paranojave apo pazareve midis establishmentit të oligarkëve dhe sekserëve të gjithë pushteteve” si dhe “shpërdorimit të energjive dhe parave publike” për të denigruar opozitën zyrtare dhe oponentët politikë.
  • Jo vetëm respekt dhe mirenjohje por mbështetje “me çdo çmim”, për pajisjen dhe trajtimin e personelit të mjekëve, infermjerëve, policisë, ushtarakëve, inteligjencës si dhe këdo të angazhuar në skalionin e parë të betejës me të keqen e përbashkët. 
  • Paketë e “mbështetjes së mbijetesës ekonomike” (deri 10 % të GDP-së, ose aq sa të nevojiten “as much as needed”), jo si dhuratë nga “thesi i Sulltanit të Madhërishëm”, por si detyrime të përcaktuara nga kushtetuta dhe ligjet e vendit.
  • Ngritja e një Task Force” për emergjencat mbarë-kombëtare (Shqipëri - Kosovë), si dhe më tej ndërtimi i një strategjie, kapaciteteve, matrice dhe rregulla angazhimi të përbashkëta, për t`u përballur me epidemitë, kërcënimet kibernetike, tërmetet, përmbytjet, etj.

pppp.JPG

Thënë këtë, edhe pse kontributi me 90 mjekë dhe infermiere në Italinë fqinje u përshëndet, bile PM është “përkëdhelur si xhesti i një udhëhëqësi global (!)” = pyetja 1 miliard dollarë qytetarëve, që në fakt duhet të na bëjë të skuqemi mes bashkëkombasve mbetet: “pse asnjë mbështetje apo mesazhe bashkëpunimi Kosovës ose anasjelltas” ?!

Në shtesë, sjell për kujtesë, dalldisjet e PM, etj në mbledhjet “patriotiko-folklorike mes 2 qeverive” dhe përtej prapagandës pyetja vijon: “kush janë përfitimet e mbarëshqiptarëve nga këto “besëlidhje histerike”!?

  • Dhe, ri-siell për qytetarët thënien lapiadar të Benjamin Franklin: “Ata që bëjnë pazare me lirinë, edhe për pak siguri më shumë, nuk meritojnë asnjerën prej tyre”, e cila shpresoj ti zgjojë mbarëshqiptarët.

Në përmbyllje, besoj fort se, me përgjegjshmëri shtetërore, disiplinë shëndetësore, solidaritet qytetar dhe mbështetje sociale shtesë, do ta fitojmë betejën për jetën, shëndetin dhe mirëqënien e qytetarëve.

Po ashtu, mbetet domosdoshmëri kritike dhe shpresoj do t’Ja dalim ta tejkalojmë krizën e gjithëanshme si dhe ri-kthejmë vendin në shinat e demokracisë funksionale: “zgjedhjet pluraliste, legjitimitetin e palo-Parlamentit; mungesën e përfaqësimit të qytetarëve në 61 qeverisjet lokale; ngritjen e mekanizmave të besueshëm për kontrollin e balancave të pushteteve, etj !

Bashkëlidhur (nëse/sipas dëshirës), gjeni opinionin e zgjeruar me këtë subjekt.

 Ju faleminderit !

* Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,

3.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...