Rama duhet të pranojë ose manipulimin e statistikave dhe/ose dështimin në menaxhim

E Enjte, 23 Prill 2020 10:41

Nga Kastriot Islami
Kurba e përhapjes së virusit COVID-19 është më e çuditshmja në botë në rastin e Shqipërisë. Ajo ka formën e një “serie vargmalesh” me disa kodra, gërxhe e gropa, si asnjë kurbë e ndonjë vendi tjetër… Në grafikun e paraqitur me ngjyrë të verdhë në këtë shkrim janë vendosur i) ecuria e shifrës ditore të numrit të të infektuarve dhe ii) ecuria e mesatares 7-ditore të numrit të të infektuarve… me të dhënat e publikuara nga Rama&Co. Kurba e dytë, e ndërtuar me mesataren 7-ditore të shifrave ditore, konsiderohet nga ekspertët si një “kurbë mbështjellëse” e kurbës së përhapjes duke “eliminuar” fluktuacionet (ulje-ngritjet e parëndësishme) që pengojnë të shikohen më qartësisht uljet, ngritjet apo “piku” i kësaj kurbe…
*
Normalisht për të gjithë vendet e tjera, kurba e përhapjes së virusit, ku situata është nën kontroll, karakterizohet nga tre faza i) faza e fillimit të epidemisë kur fillon rritja e shifrave ditore; ii) faza e dytë, kur pas 1-15 ditësh, arrihet maja apo “piku” (nëse maja është e gjerë flitet për pllajë të kësaj maje/kurbe) i kësaj kurbe dhe iii) faza e tretë, e largimit apo rënies së epidemisë.

Në rastin e Shqipërisë, duke iu referuar grafikut të “çuditshëm” të përhapjes së virusit, vihen re:

a) Rritja e shifrës ditore në datën periudhën 10-29 mars;

b) Arritja e majës/pikut të parë në 29 mars;

c) Rifillimi i rritjes së shifrës ditore në 1-2 prill për të arritur majën/pikun e dytë në 6-7 prill 2020…

d) Kur mendohej se epidemia po mund të largohej, rifillon rritja e tretë e shifrës ditore, rreth 8 ditë pas arritjes së “pikut” të dytë, duke vazhduar rritjen edhe gjatë këtyre ditëve (20-23 prill 2020)…

Nga kjo kurbë shihet se çdo 8 ditë, për shkak të menaxhimit të dështuar e kaotik nga paaftësia apo nga manipulimi i shifrave të kësaj epidemie, njëherë arrin “pikun” e herë bie në gropë, dhe/ose çdo 8 ditë, pasi Rama ka parë ndonjë ëndërr apo në gjendje haluçinante i është krijuar perceptimi se shqiptarët i “kanë dalë jashtë kontrollit”, atëherë i frikësuar nga dështimi, ka urdhëruar rritjen e shifrave të përhapjes së virusit për t’ia kaluar frikën e tij tek të gjithë qytetarët.
*
Me të drejtë shtrohet pyetja: Përse Shqipëria ka një kurbë kaq të “çuditshme”? Përgjigja logjike do të ishte:

a) ose shifrat janë sajuara apo të manipuluara nga Rama&Co, për shkak të manisë për t’u shfaqur më i suksesshmi në botë për menaxhimin e pandemisë, me synimin për të forcuar pushtetin e tij personal…

b) dhe/ose kjo mund të ketë ndodhur për shkak të menaxhimit mediokër e paaftësisë ekstreme si në asnjë vend tjetër, pa plan e strategji menaxhimi e veprimeve të kryera në mënyrë kaotike, rrjedhojë e mungesës së një metodike e të testeve të mjaftueshme për të gjetur numrin realist të të infektuarve, përhapja e virusit herë është rritur e herë është ulur, për të përfunduar në rifillimin e rritjes që nga data 14 prill 2020…?!
*
Përfundimisht, Rama ose duhet të pranojë se i ka manipuluar statistikat, ose ai ka dështuar me mënyrën e tij të menaxhimit të pandemisë, thënë ndryshe masat drastike, të shoqëruara me ulërimat e Ramës, nxjerrjen në rrugë të policisë dhe të ushtrisë kanë dështuar në kuptimin që efekti i tyre në ngadalësimin e epidemisë është i dyshimtë… Rama duhet të pranojë:

MANIPULIMIN E STATISTIKAVE DHE/OSE DËSHTIMIN NË MENAXHIM

Nuk ka asnjë mundësi tjetër…

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...