A është kjo dhuna e fundit mbi Durrësin dhe pluralizmin?!

E Enjte, 23 Prill 2020 22:33

Nga Ardi Muka

Durresi i lashte dhe i ri sot mori nje emerim qe e shnderron perfundimisht bashkine e qytetit ne komitetin ekzekutiv te kohes kur ushqeheshim me tollona,kur per nje fjale te thene jashte kontekstit apo te degjuar gabimisht te priste 10 vjeteshi i agjitacion propagandes,kur porti e marinaret ishin burim i armiqesise ndaj partise,kur prinderit e bijve te sotem ,paradite dilnin rrugeve per te kontrolluar "basetat " dhe antenat neper terraca,e pasdite daktilografonin fleterrufete per ti ngjitur ne agim neper kendet e emulacionit komunist.
Bijte ndoqen gjurmet e baballareve !
Edi Rama,tao-tao i sotem,vetmitari monist ne Europe,zgjodhi sot kryetaren e komitetit ekzekutiv ne Durres.51 bedelet "on line " te keshillit bashkiak zbatuan urdherin elektronik te facebookistit kryeminister,dhe per te treten here brenda nente muajve,regjimi monist luajti estraden e radhes me qytetaret durrsake.
Pasi vodhi edhe ato pak vota pas bojkotit qe durrsaket i bene 30 qershorit,si gjithnje i mbeshtetur nga krimi dhe presionet,i numeroi me ndihmen e ca te "bindurve demokrate " ,emeroi nje grua si kryetare bashkie.
Te gjithe menduan se estrada zgjedhore mbaroi aty.
Por jo.
Duhej te luheshin dhe disa akte doreheqjesh te improvizuara,emerime nenkryetaresh e doreheqje shendetsore,per te arritur perfundimisht tek heqja e maskes nga kryeregjizori,dhe nga karrigia e byroistit te fundit,emeroi nje shoqe, te zgjedhur me nje skenar paraprak konfidencash,sekseresh,e veprimtaresh okult ,ashtu sic ai di ti beje
Sepse per te qytetaret e Durresit as nuk perfillen,as nuk llogariten,as nuk ekzistojne !!
Rames i duhet drejtimi i komitetit ekzekutiv,i cili me kryetaren e re te emeruar,do te ekzekutoje deshirat,projektet,interesat e tij dhe te klanit te tij
Pas 30 vitesh demokraci ky eshte momenti i keputjes se lidhjeve me pluralizmin
Dhe kjo nuk ndodh rastesisht,aksidentalisht,por ndodh sepse interesat e Rames si komandant i grupit kriminal ne Shqiperi,dhe i gjysmave te tij ne Durres,nuk durojne me perfaqsim vetem me drejtor porti apo te hipotekes,drejtuesin e gjykates apo te policise
Nuk i pret puna
Ditet qe vijne nuk kane garanci per klanin e Surrelit
Keshtu qe duhen ngulur kthetrat mire ne Durres,ne Durresin e pergjakur ku s'eshte mjekuar asnje plage nga termeti qe e goditi,dhe ku kujdesi shteteror me paketat anti pandemike i ka lene ne fund te vemendjes qytetaret e bizneset e ndershem
Komiteti ekzekutiv i Durresit me shoqen Sako do te perpiqet te ece nga "fitorja ne fitorje"
Por shume shpejt durrsaket do ti dhurojne nje "fitorje" Rame Surrelit e klanit te tij,fshirjen nga Durresi e nga Shqiperia

Modifikuar më E Enjte, 23 Prill 2020 22:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...