Berisha publikon mesazhin:Mashtrimet për turizmin të Edvin Hajdutit

Premte, 24 Prill 2020 12:37

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot dëshmi të “mashtrimeve tazë të Edvin Hajdutit” lidhur me mbështetjen financiare që i ka premtuar shqiptarëve dhe në rastin konkret, dhjetëmijë punonjësve të sektorit të turizmit, që këtë vit është goditur më rëndë për shkak të pandemisë.
Berisha ka marrë shkas nga denoncimi i një punonjësi të këtij sektori, që në fakt ilustron situatën e të gjithë kolegëve të tij në të gjithë vendin.
“Mashtrimet taze për turizmin të Edvin Hajdutit! – shkruan Berisha në Fb. - Sadri Abazit i mbush hotelet me të rikthyer për të ndarë paratë me të, kurse të tjerëve, në vend të premtimeve iu tregon bërrylin!”
Në vijim, Berisha ka publikuar dëshminë:
Përshëndetje Doktor.
Jam një punonjës në sektorin e turizmit, operator turistik, biznes i madh dhe që nga data 11 mars nuk shkoj në punë, pasi siç dihet turizmi për momentin është sektori më i goditur nga të gjithë.
Jam paguar deri më datë 11 mars, por tani jam pa rrogë sepse punëdhënësi nuk na paguan dot 17 punonjës që punojmë aty kur të gjithë jemi në shtëpi.
Disa i ka hequr nga puna për momentin, unë dhe 3 të tjerë figurojmë akoma në list-pagesa.
Pritëm ndonjë ndihmë të vogël financiare nga kjo qeveri hajdutësh pasi kështu u tha (dhe kështu duhet) që do të ndihmohen 10 000 punonjës të turizmit, por dje në Fletore Zyrtare e hoqi fjalën “punonjës turizmi” dhe vendosi “punonjës në njësi akomoduese”.
Ta kuptojë edhe një herë ky popull se nga kush qeverisemi, nga një mashtrues që në këto ditë tejet të vështira po ndihmon vetëm oligarkët e tij, hotelet dhe resortet luksoze dhe gënjen popullin sa herë që del për të folur për ndihma financiare duke i mbajtur me shpresa të kota.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...