PD publikon dokumentin: Tenderi për letra higjenike klasifikohet sekret shtetëror

Saturday, 25 Prill 2020 17:50

Partia Demokratike denoncoi sot të tjera abuzime me tenderat gjatë kohës së pandemisë. Sekretari i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se janë të paktën 10 tendera që janë klasifikuar sekret shtetëror. Mes tenderave bie në sy siglimi si sekret shtetëror edhe i tenderit për letra higjenike.

“Janë plot 10 tendera të rinj të zhvilluar në datë 18 prill, që Qeveria i ka klasifikuar përsëri sekret. Është e paimagjinueshme që mes k;tyre kontrateve sekrete janë dhe tenderat për blerjen e letrave higjenike me procedurë sekrete, letrat e duarve dhe kartopeceta.

 

Jam i sigurtë që çdokush që po e dëgjon këtë tani nuk u beson veshëve. Por vendimi i qeverisë së Edi Ramës, i publikuar mbrëmë në fletoren zyrtare, nuk lë vend për asnjë hamendje”,- tha sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Përfaqësuesi i PD-së deklaroi se të gjitha tenderat që ka zhvilluar qeveria gjatë ditëve të pandemisë janë kryer në shkelje të ligjit.

Me siguri Edi Rama do të heshtë edhe sot në përpjekje për t’u fshehur nga skandali i vjedhjes me kontratat e tij sekrete edhe për letrat higjenike. Por faktet janë aty.  Ai bleu respiratorë me dyfishin e çmimit, bleu testimet me 4 fishin e çmimit, bleu maskat dhe mjetet e tjera mbrojtëse me 2-3 fishin e çmimit të tregut dhe prapë u dha mjekëve të infektivit maska të skaduara, shpall në kundërshtim me ligjin si sekret shtetëror tenderat për blerjen e letrës higjienike dhe 9 të tjera që nuk kanë asnjë arsye për të qenë sekrete, në shkelje flagrante me ligjin”,- tha Sekretari i PD.

Bardhi i bëri thirrje prokurorisë dhe SPAK që të nisë pa vonesë hetimet ndaj këtyre abuzimeve të rënda.

“Të dashur bashkëqytetarë, secili prej jush nuk po vuan vetëm nga virusi, siç po vuan në fakt e gjithë bota, por mbi të gjitha po vuani nga një Qeveri e korruptuar dhe një Kryeministër i dështuar. Në emër të Partisë Demokratike, i bëj edhe njëherë thirrje prokurorisë që të dalë nga karantina, ku e mban prej vitesh kjo Qeveri. SPAK ka mjaftueshëm fakte të çojë para drejtësisë hajdutët e qeverisë që pasurohen si të babëzitur, kur shëndeti, jeta dhe mirëqënia e qytetarëve janë në rrezik”,- deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...