Bardhi rrëzon propagandën e Ramës: Ja sa familje ka ndihmuar qeveria deri tani

Diel, 26 Prill 2020 19:47

"Rreth orës 21.00 të çdo mbrëmje, qytetarët shqiptarë ushqehen me një gënjeshtër të re nga Edi Rama".

Kështu e nis reagimin e tij më të fundit sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Përmes një postimi në Facebook, numri dy i selisë blu shprehet se, e vërteta është shumë larg asaj që propagandon Edi Rama çdo mbrëmje, duke dhënë edhe shifrat reale.

Reagimi i plotë i Bardhit?

 

Rreth orës 21.00 të çdo mbrëmje, qytetarët shqiptarë ushqehen me një gënjeshtër të re nga Edi Rama.

Përmes regjimit të facebook-ut, ai njofton se qeveria ka furnizuar me ndihma rreth 10 mijë familje në ditë, 250 mijë familje gjithsej që nga mbyllja e ekonomisë. Kjo është një nga talljet e tij të zakonshme me shqiptarët që po vuajnë pasojat e keqmenaxhimit të krizës.

Kjo është një gënjeshtër e shëmtuar e kllounit që kemi për kryeministër, i cili nuk do t’ia dijë për mijëra familje në nevojë dhe biznese pa asnjë të ardhur që i ka lënë në mëshirë të fatit.

E vërteta është shumë larg asaj që propagandon Edi Rama çdo mbrëmje. Megjithëse numri i atyre që kanë mbetur pa punë, i atyre që kanë më pak të ardhura ose që nuk kanë fare të ardhura është rritur ndjeshëm, qeveria ka shpërndarë më pak 10 mijë pako ushqimore për 50 ditë. Më saktë, 9 059 pako ushqimore nga Rezervat e Shtetit, siç tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë për Mbrojtjen Civile.

Kjo do të thotë se qeveria ka furnizuar me ushqime, mesatarisht, 3 familje në ditë për çdo bashki të vendit. Atëherë ku shkuan 1.5 milionë euro të cilat ia dha klientit të vet të preferuar për të furnizuar me ushqime Rezervën e Shtetit?

Të japësh 9 059 pako me ushqime dhe të thuash që ke ndihmuar 250 mijë familje nuk është thjesht një gënjeshtër e radhës. Është një përpjekje kriminale për të mbuluar me propagandë vështirësitë reale që kanë qytetarët për të siguruar jetesën dhe mbijetesën. Regjimi i facebook-ut të Edi Ramës nuk e ndryshon dot faktin se sonte me mijëra fëmijë do të flenë me barkun bosh për shkak të dështimit të tij për t’u ardhur vërtet në ndihmë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...