POSTIMI I SHEHUT
Mos vazhdoni të gaboni, dielli, ujërat, ajri e hapësirat shqiptare duhen shfrytëzuar kundër Covid19!!!
Nuk ka asnjë dyshim që kontakti sa më i gjatë me diellin, drita natyrale në tërësi, ujërat, veçanërisht ato detare, shkatërrojnë Covid-19 dhe rrisin imunitetin e njerëzve, duke dobësuar forcën e epidemisë.
Vendi i ynë është në një pozicion gjeografik të favorshëm për këtë, siç quhet “helio e hidro terapi”, veçanërisht tashti që ne u futëm në sezonin me diell e ngrohtësi.
Në këto kushte qytetarëve u duhen krijuar mundësitë që të përfitojnë sa më shumë nga këto “ilaçe”: në plazhe, parqe, buzë lumenjve, liqeneve, pyjeve, etj, etj.
Kjo do të ulë edhe koncentrimet e banorëve në qytete, apo dhe në ambientet e mbyllura familjare, që sot rrezikojnë të bëhen burimi kryesor i kontaminimit.
E kuptueshme që në kushtet e epidemisë e veçanërisht të mungesës së testimeve për të njohur gjendjen, kjo duhet realizuar konform disa rregullave të qarta e të zbatueshme, masave e mjeteve konkrete mbrojtëse, por këto duhet të jenë racionale, në balance me përfitimin nga kjo “terapi”, ndoshta aktualisht me eficiente nga çdo gjë tjetër.
Është detyrë e institucioneve shtetërore, që të mos mbajnë të bllokuar qytetarët prej mungesës së vizionit të tyre, por me urgjencë të bëjnë publike këto rregulla duke krijuar kushtet e garantuar zbatimin, pa u bërë pengesë për shfrytëzimin e kësaj mundësie, që Perëndia a Natyra u ka dhënë shqiptarëve.