Fotografi të trishta janë publikuar në profilin e ish-Kryeministrit Sali Berisha në Fb: I rrëzuar përtokë, rrethimi i Selisë Qëndrore të Tarikatit të Helvetive në zemër të Tiranës, në lulishten përballë pallateve 9-katëshe në Tiranë.
Berisha ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Tiranë për përdhosje të këtij tempulli të shenjtë, përderisa bashkia ka ndërmarrë veprime kundër tij pa asnjë paralajmërim.
“Përdhoset nga Lal Plehu, tempulli e Shenjte i Halvetive! – shkruan Berisha ën Fb. - I prishin rrethimin pa asnjë paralajmërim, Selisë Qëndrore të Tarikatit të Halvetive! Lexoni mesazhin, shikoni fotot e qytetarit dixhital. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt barbar që përdhos një tempull të shenjtë, fyen dhe lëndon rëndë mijëra e mijëra besimtarë të këtij Tarikati të respektuar me kontribute të çmuara në historinë e besimeve në Shqipëri. “