Dokumenti/Dencimi i Xhemal Gjunkshit: Rama mbron haptas aktin korruptiv te Ministres se Mbrojtjes Olta Xhaçka!

Tuesday, 28 Prill 2020 19:45

Nga Xhemal Gjunkshi

Rama mbron haptas aktin korruptiv te Ministres se Mbrojtjes Olta Xhaçka!

Pse?

Agjensia e Prokurimit Publik, ne kundershtim me ligjin, lejoi, publikoi dhe shpalli ne faqen e saj zyrtare Fituesin e Jashtligjshem Firmen EUROVIA Shpknj ne tenderin e Ministrise se Mbrojtjes.

Tipi Kontrata: Mallra
Vlere: 105.780.000.00 leke.
Shikoni foton.

*Gjate zhvillimit te procedures per Shoqerine fituese EUROVIA SHPK, Autoriteti Kontraktor ka vepruar ne kundershtim me piken 2.3.

Pika 2.3 sipas dokumentave te tenderit kerkon qe kompania te kete:

Pervoje te sukseshme ne ekzekutimin e furnizimeve te ngjashme te kryer gjate 3 viteve te fundit ne masen 40% te lotit.

Fakti eshte se Shoqeria fituese ka bere ndryshimin e objektit te veprimtarise ne QKB me date 19/03/2020.
Shikoni foton.

Kontratat e paraqitura nga Shoqeria EUROVIA Shpknj ne kete procedure:

Nuk kishin vlere sepse deri ne kete date Shoqeria EUROVIA Shpknj, Ligjerisht nuk ka pasur objekt veprimtarie;
PRODUKTE USHQIMORE.

Ky kusht ligjor eshte shkelur nga Ministria e Mbrojtjes dhe ne menyre urdheruese eshte Hipotekuar nga Agjensia e Prokurimit Publik ne vartesi te drejperdrejte te qeverise.

Autoriteti Kontraktor ne kushtet e zhvillimit te kesaj procedure “Me Negocim”, presupozohet qe firmat qe thirren per te marre pjese, te Jene Teper Serioze ne Kete Fushe dhe te njohin shume mire historikun e tyre.

Te tre keto elemente jane shkelur.

1. Eshte shkelur Pika 2.3 qe kerkon pervoje te sukseshme ne ekzekutimin e furnizimeve te ngjashme te kryer gjate 3 viteve te fundit.

2. Nuk permbush me dokumenta vleren ose pervojen ne masen 40% te lotit.

3. Qellimisht nuk eshte pare historiku i firmes.

4. Mungon serioziteti.

Ministri -Qeveri mashtruan dhe vazhdojne te mashtrojne haptazi qytetaret.

Tenderi eshte hapur me date 25.03.2020 Ora 13.30 dhe jo me date 26 Mars 2020 sic ka deklaruar Xhaçka.
Kur shkelet ligji nuk jeni ne gjendje tu tregoni qytetareve se cfare flisni???!!!

Te nderuar qytetare!

Kjo procedure nga ana e Partise Demokratike eshte derguar per hetim ne SPAK.

Çfare po ndodh?

Kryeministri ne vend qe tu thote te verteten qytetareve, mbron kete akt te turpshem korruptiv.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...