Kjo qeveri 'fallxhore' po na privon nga dielli e deri tek ‘lëvizja e lirë'

E mërkurë, 29 Prill 2020 13:07

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, duke marrë shkas nga situata me të cilën po përballet vendi ynë për shkak të pandemisë së koronavirusit, thekson se qeveria vazhdon ende me improvizime.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ ai thekson se “kurba me shifrat e të prekurve nga COVID-19, janë konfigurim i pa interpretueshëm, sikur të jete përgatitur në “shpella” magjistaresh e fallxhoresh me një qeveri qe veçse pret “tymin” e lëshuar prej andej.”
MESAZHI I SHEHUT
Kjo Qeveri “fallxhore”, qe po na privon prej Diellit tek “Levizja e lire”!!
Ne akoma vazhdojme me “improvizime” ndersa vendet e tjera europiane si Gjermania, Austria, Italia, Spanja, por edhe te Rajonit si Greqia, po publikojne etapat e qarta te procesit te hapjes.
Ne vazhdojme te hedhim “fall” per te njohur realitetin, domosdoshmeri kjo per hapjen, ato vende, por edhe ShBA, si siguri gjate atij procesit i japin shtimit eksponencial te testimeve virusale dhe imunologjike, metoda qe ne i konsiderojme “tabu” per publikun, ndersa laboratoret, qe ofrohen per tu bere pjese e kesaj procedure, “armiqesore”.
Prandaj kurba jone e epidemise ka ate konfigurim te pa interpretueshem, sikur te jete pregatitur ne “shpella” magjistaresh e fallxhoresh me nje qeveri qe vecse pret “tymin” e leshuar prej andej.
Nderkaq Greqia dhe vende te tjera te BE do te vene si kerkese per levizjen ne zonen Shengen nje dokument shendetesor te bazuar mbi testimin, kryesisht ate imunologjik, metode kjo me besueshmeri, e lire dhe e realizueshme ne laboratoret tona, por e anatemuar nga Qeveria “fallxhore”; Gjermanet autorizuan edhe laboratoret veterinare, amerikanet edhe farmacite per ta realizuar kudo e per kedo!!!
Qeveria, e cila prej janarit ka “notuar” ne amulli duhet te kuptoje se koha leviz shpejt, kerkon vendime objektive, dhe kjo nuk mund te realizohet ne bodrume “alkimistesh” dhe as me kurba “magjistaresh”, por me informacion nga terreni nepermjet testimeve masive ne popullesi duke vene ne dispozicion te gjitha kapacitetet tona, ndryshe rrezikojme te zvarritemi pa siguri, te mos shfrytezojme as diellin, detin e ajrin tone e te qendrojme te mbyllur gjate brenda kufijeve tane.

Modifikuar më E mërkurë, 29 Prill 2020 13:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...