Komisioni Europian akordon 3.3 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

E mërkurë, 29 Prill 2020 16:06

Komisioni Europian njoftoi sot mbi 3.3 miliardë € ndihmë financiare të BE-së të mobilizuar së bashku me Bankën Europiane të Investimeve në dobi të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo paketë synon të adresojë shëndetin e menjëhershëm dhe nevojat njerëzore si rezultat i pandemisë COVID-19, si dhe të ndihmojë në rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

Përveç mbështetjes së përforcuar, Komisioni jep kontributin e tij përpara takimit të udhëheqësve BE-Ballkan Perëndimor të 6 majit 2020, duke përshkruar edhe parametrat e gjerë të mbështetjes afatgjatë që do të paraqiten më vonë këtë vit në formën e një Plani të investimeve ekonomike për rajonin.

 “Bashkimi Europian ka një përgjegjësi të veçantë për të ndihmuar në këtë krizë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor pasi e ardhmja e tyre qëndron qartë në BE”, deklaroi sot kreu i delegacionit të Bashkimit Europian, në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca.

Soreca është shprehur se, “sot Komisoni Europian ka prezantuar një mbështetje në trajtimin e COVID-19 përpara takimit virtual të Liderëve të Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme në 6 maj”.

“BE ka vepruar shpejt për të mbështetur rajonin në adresimin e COVID-19, me ndihmë të pashembullt financiare dhe qasje në shumë nisma të BE-së”, ka shtuar Soreca.

Por, ka nënvizuar ambasadori Soreca, “do të vijnë më shumë. Puna po vazhdon për të prezantuar më vonë këtë vit një Plan Ekonomik dhe Investimesh për të gjithë rajonin për të trajtuar ndikimin socio-ekonomik të krizës, për të modernizuar ekonomitë dhe për të mbështetur reformat. Për të sjellë përfitime konkrete për njerëzit më shpejt”.

Paketa e ndihmës financiare e BE-së prej më shumë se 3,3 miliardë euro përfshin rialokime nga Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit prej 38 milion eurosh ndihmë të menjëhershme për sektorin e shëndetit, veçanërisht përmes ofrimit të furnizimeve thelbësore për të shpëtuar jetë, siç janë pajisjet personale mbrojtëse, maska dhe ventilatorët; 389 milion € për të adresuar nevojat e rimëkëmbjes sociale dhe ekonomike dhe një paketë të riaktivizimit ekonomik prej 455 milion €, në bashkëpunim të ngushtë me Institucionet Financiare Ndërkombëtare. Ai gjithashtu përfshin një propozim për 750 milion € të Ndihmës Makro-Financiare dhe një paketë prej 1.7 miliardë eurosh ndihme nga Banka Evropiane e Investimeve.

Kjo paketë synon të adresojë shëndetin e menjëhershëm dhe nevojat njerëzore si rezultat i pandemisë COVID-19, si dhe të ndihmojë në rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

Krerët e shteteve dhe qeveritë e BE-së dhe ata të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen më 6 maj 2020 për një takim të liderëve BE-Ballkan Perëndimor për të trajtuar sfidat e përbashkëta. Parashikuar fillimisht si një samit në Zagreb, takimi do të jetë për shkak të pandemisë COVID-19 përmes videokonferencës.

Propozimet e sotme janë kontributi i Komisionit përpara këtij takimi.

Modifikuar më E mërkurë, 29 Prill 2020 19:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...