‘Bojkotoni votimet’/ Opozita shqiptare dhe ndërkombëtarët, pse ky lajm u bë viral

E mërkurë, 29 Prill 2020 19:05

Ish-presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, aktualisht kryetar i Partisë Popullore Europiane, u bë kryelajm në mediat ndërkombëtare sot, pasi bëri thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale në Poloni.

Zgjedhjet do mbahen më 19 maj, pavarësisht pandemisë së koronavirusit. Kandidati favorit, Andrzej Duda pritet të marrë një mandat tjetër. Në fillim të këtij muaji, partia në pushtet vendosi që të mbajë zgjedhjet me postë për shkak të masave të izolimit. Opozita dhe aktivistët e të drejtave të njeriut druhen se zgjedhjet nuk do jenë të lira dhe të ndershme.

 

Tusk bëri thirrje për bojkot duke thënë se këto zgjedhje shkojnë kundër dinjitetit themelor njerëzor.

 
 
 

Por deklaratat e Tusk u bënë virale edhe në Shqipëri, por për një arsye tjetër. Tusk ishte nga ata që i bënte thirrje opozitës shqiptare të mos bojkotonte zgjedhjet në vitin 2017. Koha e provoi se ato zgjedhje ishin skandaloze dhe të manipuluara në shkallë industriale nga krimi dhe qeveria, siç tregojnë edhe përgjimet e gazetës më të madhe gjermane, BILD.

 
 

Disa thonë se kjo tregon se ndërkombëtarët ndryshe na udhëzojnë dhe ndryshe sillen për vete. Në fakt Polonia e Tusk nuk është një shembull kur bie fjala te demokracia. Edhe sot, Bashkimi Europian vendosi të nisë një çështje ligjore ndaj Polonisë për shkak të ndërhyrjes te gjyqësori.

Por a nuk është në dinjitetin bazik të shqiptarëve mbajtja e zgjedhjeve të lira?

Tusk është një politikan i shkëlqyer dhe një mik i mirë i shqiptarëve. Ai ndoshta nuk e di se është bërë viral në Shqipëri. Por fakt është se shpesh shqiptarët i kanë vendosur përpara një paradoksi: u thonë që të zgjidhin problemet e tyre me votë. E megjithatë vota e lirë nuk ekziston.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...