Tabaku i nxjerr gënjeshtrat Ahmetajt: Ja raporti i FMN për ndihmën ekonomike, jepuni shqiptarëve ç'ju takon

E Enjte, 30 Prill 2020 14:11

Politikania e PD-së, Jorida Tabaku i ka përplasur sot Arben Ahmetajt, Ministrit të Shtetit për Integrim, Raportin e FMN-së, që zbulon shifrat e vërteta - minimale - të mbështetjes ekonomike dhënë shqiptarëve nga qeveria, përkundër pretendimeve të rreme, të gënjeshtërta, dalë prej gojës së tij.

Në mesazhin e publikuar në Fb, Tabaku e cilëson Ahmetaj si ministër të njohur për aftësitë e tij manipulatore dhe i kërkon: "Jepini shqiptarëve atë që ju takon. Mos vidhni edhe në kohë pandemie. 500 mijë punëtorë shqiptarë kanë nevojë për ndihma, ndërsa ju gatiteni t’i mbushni me rrena. Nuk mund të gënjehet pafundësisht një popull."

 
 

Nga Jorida Tabaku.

 

T’ju them që qeveria gënjen për masat ekonomike, për mbështetjen për ndihmën sociale dhe për pakot ushqimore dhe se këto gënjeshtra bajate i përdorin me shpresën se do t’ia hedhin lumit, nuk po them diçka të re. Por, për t’iu përgjigjur thesit të madh të gënjeshtrave që dalin nga goja e qeverisë gënjeshtare po ju rreshtoj disa argumente dhe shifra. Meqë kjo qeveri i ka alergji të dyja.

 

Ministri Ahmetaj, i njohur për aftësitë manipulatore, deklaroi se qeveria ka dhënë ndihmë ekonomike 5.7% të PBB-së. Fondi Monetar Ndërkombëtar sapo ka publikuar raportin ku evidenton se Shqipëria ka dhënë mbështetje ekonomike dhe ushqimore 0.8% të PBB-së, 109 milion euro. Nga të cilat qeveria ka paguar 27 mln euro dhe 9600 pako ushqimore.

Kjo ndihmë ekonomike që nuk i përafrohet as 1% të PBB-së dhe që është shpërndarë po aq sa marrin PPP e inceneratorëve, po fshihet paturpësisht me gënjeshtra qeveritare.

Deri më tani qeveria që gënjen publikisht i ka vjedhur shqiptarët duke rritur taksat me mbi 50%, duke sajuar taksa për biznesin dhe duke shpikur ulje për oligarkët. Vetëm për këtë vit nga taksat e shqiptarëve oligarkët do të marrin 260 milion euro përfshirë dhe tenderat korruptivë.

Ndërsa familjet shqiptare, bizneset, sipërmarrësit presin nga qeveria ajo vazhdon ritualin e zakonshëm. I gënjen shqiptarët dhe i trajton si njerëz pa dinjitet. Ua vjedh taksat për t’i ndarë me oligarkët e përhershëm. Ua vjedh taksat e rritura që edhe sot në mes të pandemisë i paguajnë një më një, për të bërë tendera sekretë. Pastaj për t’u tallur me shqiptarët deklarojnë se kanë dhënë për biznesin 800 milion euro.

Jepini shqiptarëve atë që ju takon. Mos vidhni edhe në kohë pandemie. 500 mijë punëtorë shqiptarë kanë nevojë për ndihma, ndërsa ju gatiteni t’i mbushni me rrena. Nuk mund të gënjehet pafundësisht një popull.

https://www.imf.org/…/imf-and-…/Policy-Responses-to-COVID-19

Image

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...