Njësoj si me Veliajn,Rama urdhëron Lelin e Vlorës të mbushë vetë gropën në rrugë!

Saturday, 02 May 2020 12:34

Kryeministri Edi Rama pas inspektimeve të punimeve në shëtitoren përgjatë Gjanicës në Fier, mesditën e të premtes u ndal për inspektim tek kantieri i Lungomare 2 në Vlorë, i shoqëruar me kryebashkiakun Dritan Leli dhe natyrisht nga kamera që transmetonte live në ERTV.

Gjatë ecjes, kryeministri ka pikasur një gropë në mes të rrugës dhe gjithmonë përpara kamerave e ka shfrytëzuar këtë rast, për ta trajtuar publikisht kryebashkiakun Leli si një “ushtar të vockël” të tij.

 

Njësoj siç injoroi publikisht kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në kohën e tërmetit, kur e urdhëroi live që personalisht të lyente me bojë shkallët dhe një pallati, ai ka urdhëruar Dritan Lelin që të mbushte vetë gropën në mes të Lungomare 2.

Dialogu Rama-Leli
Edi Rama: Mos prit për ato rregullimet atje se nuk ka sens që i lini ato….shikoje, shikoje….

Dritan Leli: Ato tani i kam tenderuar.

Edi Rama: Jo, jo lëre tani…ato duhen rregulluar, 2 metra gropa janë aty rregulloi vetë, nuk ka tani apo pastaj. Tenderuar?! Ç’tenderuar, ajo bëhet për dy minuta. Rrinë aty dhe bëhen gangrenë.

 

Login to post comments